“Donte të më vriste” Usain Bolt në pistë me Lewis Hamilton

125

Usain Bolt, njeriu më të shpejtë në botë, dhe Lewis Hamilton më i shpejti në Formula 1 janë parë bashkë në Austin pak orë para nisjes së Çmimit të madh të SHBA-së. Së bashku ata bënë dy xhiro në pistën e madhe në bordin e një Mercedes Amg Gt.

Dhe sigurisht që në timon ishte piloti britanik, Hamilton. Në një moment, kur piloti rrit në maksimum shpëjtësinë ish-atletit nga Xhamajka i hyn “frika” dhe i thotë duke qeshur: U përpoqe të më vrisje”.
‘Je ende gjallë vëlla”- ia kthen Hamilton.