Donnarumma jep lajmin e vitit (Foto)

589
Gianluigi Donnarumma ka bërë të ditur se kur të përfundojë kampionati evropian për të rinj do të takohet me klubin për të diskutuar rinovimin e kontratës. Talenti 18 vjeçar, Gianluigi Donnarumma, është dorëzuar, nuk ka arritur të durojë presionin psikologjik Vetëm pak ditë më parë portieri italian refuzoi rinovimin e kontratës me shtatë herë kampionët e Evropës dhe zgjidhja e vetme ishte largimi nga “San Siro”.

Juventusi dhe Real Madridi janë skuadrat më të interesuara për 18 vjeçarin që mund ta marrin atë për një shumë të favorshme, duke parë që kontrata i skadon verën e ardhshme. Por, duket se Donnarumma nuk ka mundur ta durojë presionin, pasi Milani vazhdimisht raportonte se nuk mund ta humbasin atë për një çmim të lirë, për të cilin kanë investuar miliona euro. Dhe pikërisht për këtë, ishte vetë portieri që dha lajmin bombë duke thënë se do të rinovojë kontratën me Milanin. Pavarësisht se nuk konfirmoi qëndrimin, kjo ia mundëson Milanit që të përfitojë nga shitja e tij shumën e parave që me të vërtet e dëshironin.

“Postimi im i fundit në rrjetet sociale shkaktoi stuhi të vërtet, diçka që unë nuk e doja dhe për këtë kërkoj falje”, tha fillimisht Donnarumma. “Dëshiroj të përsëris dashurin që kam për Milanin dhe fansat. Tani jam i fokusuar të Përfaqësuesja me të cilën shpresoj t’i gëzojë gjithë tifozët”, shtoi 18 vjeçari. “Premtimi im është ky, si të përfundojë Euro, do të takohem me klubin së bashku me familjen time dhe agjentin për të diskutuar rinovimin”, theksoi mes tjerash Gigi.
Sigal