“Do të kthehem”: Platini tani synon presidencën e FIFA-s

129

Javën e ardhshme do të përfundojë edhe pezullimi për katër vjet i Michel Platini nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin, e ish-Topi i Artë po mendon tashmë për një kandidaturë të paimagjinueshme për presidencën e FIFA-s në 2023. Le Roi, ish-presidenti i UEFA, ishte pezulluar në 2016, kur dukej i destinuar të pasonte Sepp Blatter si presidenti i FIFA-s, për një pagesë prej rreth 1,8 milionë euro të marrë tetë vjet më parë nga vetë ish-numri 1 i futbollit Botëror. Platini fillimisht u pezullua për 8 vjet, por dënimi u reduktua në 6 në apel e në 4 nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Platini është përfshirë gjithashtu edhe në një hetim për korrupsion që lidhet me dorëzimin e Botërorit të 2022 në Qatar, për të cilin është dëgjuar në qershor nga policia franceze. Pranë rehabilitimit, Platini është gati të kthehet në lojë. Një burim pranë UEFA-s ka zbuluar për AFP, se presidenti aktual i organizatës, Aleksander Ceferin, “mund të mbështesë Platini” si kandidat për presidencën e FIFA në 2023, sepse slloveni “nuk e duron dot” numrin 1 aktual, Gianni Infantino. “Do të kthehem, nuk e di ku, nuk e di si”, ka thënë pak kohë më parë Platini në një intervistë për kanalin zviceran RTS.