“Do shkoj në Botëror”, portieri i Suedisë i del kundër Ibrës: Ai është egoist

485
Zlatan Ibrahimovic pak ditë më parë lajmëroi se do të shkonte në Botëror, duke mos marrë për bazë nëse trajneri i Suedisë do ta grumbullonte apo jo. Kjo deklaratë e prerë e ‘bomberit’ është trajtuar gjatë në media, herë me nota humori e herë me seriozitet.
Por edhe ajo që 36-vjeçari tha më pas: ‘se Botërori nuk ka kuptim pa mua’, ka krijuar irritim në ambientin e kombëtares suedeze. Karl-Johan Johnsson, portieri i Guingamp dhe portier i dytë i Suedisë, e ka quajtur Zlatanin egoist.
“As që e kam idenë nëse do të grumbullohet apo jo pasi kjo varet vetëm nga tekniku, por unë di të them se ne u kualifikuam në Botëror pa Ibrahimovic në organikë. Ai është egoist, si person dhe si lojtar, ndërkohë në jemi një skuadër, një grup i unifikuar. Nuk e vë në dyshim se nëse trajneri do ta thërrasë ai do të luajë shkëlqyeshëm, por ne do të na duhej të ndryshonim gjithë lojën për t’iu përshtatur atij. Ne e merituam kualifikimin dhe e premë biletën pa të duke treguar se kemi ndërtuar një lojë të mirë, një skuadër të kolauduar, prandaj nuk mendoj se tekniku do të ishte i gatshëm të ndryshonte gjithçka nga e para”.
Sigal