Djemtë e këqij të futbollit

930
Sigal

Xhentile i çirrte me thonj kundërshtarët. Antonio Kasano: “Kam fjetur me mbi 600 femra”

Kanë qene dhe konsiderohen futbollistë të mëdhenj, por dhe shumë problematikë, për shkak të karakterit shumë kontradiktor të tyre. Goal.com ka hartuar një listë me dhjetë lojtarët më të problematikë.

1- ANTONIO KASANO

I lindur në ditën pasi Italia fitoi Kupën e Botës në vitin 1982, “El Pibe de Bari”, është vlerësuar si një nga lojtarët të talentuar gjeneratës së tij, kur ai doli në skenë në moshën 17-vjeçare me një gol të mrekullueshëm për skuadrën e qytetit të tij, Bari, kundër Interit. Megjithatë, ai nuk mundi kurrë të japë të gjithë potencialin e dhuruar nga Zoti, edhe për shkak të personalitetit të tij eksploziv. Detajet e jetës së tij në dhjetë vitet e kaluara, Kasano i tregoi në autobiografinë e tij të paturpshme të titulluar “Ju tregoj të gjitha”. Ai tha se kishte fjetur me 600-700 femra. Të famshme janë grindjet e tij me Luçiano Spaletin, por dhe me Fabio Kapelon. Ish-trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, nuk e thirri për Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut 2010, por Çezare Prandeli e pati titullar në Euro 2012 . Aktualisht luan me Interin,

2 – KLAUDIO XHENTILE

Një nga mbrojtësit më domethënës dhe më të ashpër që ka venë këmbët në fushë. Sulmuesit duhet të vendosnin mbrojtëse metali në këpucët e tyre kur të përballeshin me Xhentilen. Qëndërmbrojtësi mori famë të keqe për mbrojtjen e ashpër ndaj Diego Maradonës gjatë Kampionatit Botëror të vitit 1982, ndërkohë që i grisi bluzën brazilianit të madh Zikom, gjatë të njëjtit kompeticion. Heroi i Argjentinës në vitin 1978, Mario Kempes, tha për Xhentilen: “Nëse ju shkoni në tualet, Xhentile ddo t’iu ndjekë atje”. Xhentile fitoi gashtë tituj me Juventusin dhe është një hero për bardhezinjtë. E famshme është dhe deklarata e Xhentiles ndaj sulmuesit anglez, Kevin Kigan, kur ai mori çmimin e “Topit të artë”. Xhentile i tha në vesh: “Ju nuk do ta fitonit trofeun, nëse unë do t’iu markoja”. Xhentile ishte i njohur për goditjet nga prapa, dhe një truk tjetër i tij ishte t’i çirrte me thonj duart e kundërshtarëve ndërkohë që ata binin në tokë.

3 – PAOLO DI KANIO

Një nga lojtarët më të mëdhenj italianë që nuk kanë luajtur për Italinë, së bashku edhe me Evaristo Bekalosin dhe Agostino Di Bartolomein. Temperamenti i tij i nxehtë roman i kushtoi atij shansin për të veshur bluzën prestigjioze “axurre”. Di Kanio u shit nga Juventusi pas një zënke me trajnerin Xhovani Trapatoni, ndërkohë që në Angli, kur luante me Shefild Junaitid, ai bëri bujë pasi rrëzoi për tokë gjyqtarin Pol Alkok, pasi ky e nxorri jashtë në ndeshjen kundër Arsenalit, duke u pezulluar me 11 ndeshje. Di Kanio pati marrëdhenie të vështira edhe me trajnerin Ron Atkision, përpara se të bëhej një legjendë te Uest Hemi, por ai u bë i famshëm te Lacioja e tij e dashur kur ai përshëndeti në mënyrë fashiste ultrasit bardhekaltër. Një karakter për njeriu të ferrit.

4 – MARIO BALOTELI

Edhe pse është vetëm një “teenager”, sulmuesi i lindur në Siçili nga emigrantë ganezë, thuajse është grindur me të gjithë, thuajse me çdo shok ekipi, kundërshtar, trajner, fansa, madje edhe me zyrtarë. Baloteli ka thënë shumë deklarata kundërshtuese, përfshirë ato që e quan vetën “si një qytetar të dorës së dytë”, apo ato kundër Kristiano Ronaldos, si “dikush që nuk mund të rijë dot më këmbë”. Baloteli hapi një debat të madh në median italiane, e sidomos në shtëpinë e Interit, kur ai tha se ishte tifoz i Milanit dhe veshi bluzën e kuqezinjve në televizion. “Super Mario” u pezullua shpesh nga skuadra e Interit nga ish-trajneri Hoze Murinjo, dhe sulmuesi u sha keq nga tifozët kur ai flaku bluzën në tokë pas fitores 3-1 të Interit kundër Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve gjatë sezonit të kaluar. Sjelljen e tij arrogante dhe ekstravagante, Mario e ka shfaqur edhe me ekipin e tij aktual, Mançester Sitin.

5 – MARKO MATERACI

Një nga lojtarët më të papëlqyer dhe më të keqkuptuar në planet, Marko Materaci është konsideruar si një “kafshë” e patalentuar për gjithë karrierën e tij para vitit 2006. Ndërhyrjet e tij të ashpra, gjestet e fytyrës, për mos përmendur një pafundësi bërrylesh në dyluftimet e tij në ajër, e ka shndërruar atë në armikun më të madh të futbollistëve për një lojë të pastër. Por, në verën e vitit 2006, Materaci pati tri javët më të bukura të jetës së tij, duke performuar në mënyrë të shkëlqyer si zëvendësues i Alesandro Nestës kur Italia fitoi Kupën e Botës. Por, me gjithë heroizmin e tij në lojë, – duke shënuar edhe golin e barazimit në finalen kundër Francës – ai u përfshi në incidentin e bujshëm me Zinedin Zidan, kur francezi e goditi me kokë në gjoks. Zizu u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e tij të fundit, pasi goditi me kokë “Matrix”-in, pasi ky i fundit e shau nga familja. Materaci, i cili fitoi Ligën e Kampioneve, vendosi një maskë me fytyrën e Silvio Berluskonit, kur Interi fitoi derbin kundër Milanit.

6 – OMAR SIVORI

Sivori do të kujtohet si nga lojtarët më të mëdhenj të Juventusit dhe të Serisë A, por edhe si nga më kokë-nxehtit. “Lojtari më i mirë i Europës” në vitin 1961 u nxor jashtë 10 herë gjatë shtatë viteve kur luante te Juventusi dhe në të gjitha rastet ishte përfshirë në konfrontime me kundërshtarët dhe gjyqtarët. Lëvizja e tij më e preferuar futja e topit midis këmbëve të mbrojtësve, duke dashur poshtërimin e tyre, e duke qenë një “dhelpër” e vërtetë çka sillte edhe zemërimin e kundërshtarëve. “Maradona e viteve 1960” u largua nga bardhezinjtë në vitin 1965 pas një grindjeje të ashpër me trajnerin Heriberto Herrera dhe në ndeshjen e tij të fundit për Napolin – me të cilin vuajti gjithashtu shumë pezullime – kundër Juventusit ai u pezullua me gjashtë ndeshje për një goditje të dhunshme kundër Erminio Favalit.

7- PASKUALE BRUNO

Futbollisti më famën më të keqe si lojtar i ashpër pas Klaudio Xhentiles. Bruno kishte nofkën “Bisha”, për shkak të stilit të lojës së tij të ashpër dhe pa kompromis. Ish-lojtari i Juventusit, Torinos dhe Leçes, ishte pezulluar një herë tetë ndeshje pasi kishte sulmuar fizikisht një gjyqtar dhe të gjithë shokët e tij të cilët u përpoqën të shuanin sherrin. Bruno ishte shumë i ashpër dhe kishte marrë shumë kartonë të verdhë dhe të kuq gjtë karrierës së tij. Ai u bë një hero te skuadra skoceze, Hearts, kur i bëri një shenjë se do t’u priste fytin të gjithë lojtarëve në bankinë të Hibernians, pasi kishte goditur me shkelm një lojtar kundërshtar në veshka. Bruno vazhdoi sjelljen e tij të vrazhdë edhe pas varjes së “këpucëve në gozhdë”, duke sulmuar lojtarët se ata tani “mbanin vëthë, tatuazhe, shkonin në klube nate dhe shoping”. Ai kishte thënë për mediat, se nëse do të luante tani do t’i jepte Zlatan Ibrahimoviçit një leksion të mirë.

8 –  FRANÇESKO FLAKI

Një nga sulmuesit më të talentuar, por që nuk mund ta kontrollonte veten jashtë fushe. Në vitin 2006, Flaki u dënua me dy muaj për baste ilegale, përpara se të ndëshkohej me dy vjet pezullim vitin e ardhshëm për përdorimin e kokainës. Pas rikthimit në vitin 2009, nuk zgjati shumë dhe Flaki u pezullua sërish pasi në dhjetor të po këtij viti ai u gjet me pozitiv sërish si përdorues kokaine. Kësaj radhe dënimi i tij ishte 12-vjeçar, kështu që ai e përfundoi karrierën, pasi pezullimi mbaronte kur ai do të ishte 47 vjeç.

9 – KRISTIAN VIERI

Kishte një karakter të ndjeshëm, brenda dhe jashtë fushës. Në momentin më të mirë të tij, në fillim të mijëvjeçarit të ri, Vieri ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë, përpara se ai të dobësohej pas Euro 2004. Topçiu, i njohur për marrëdhëniet e tij të bujshme me femrat, kishte një marrëdhënie të acaruara me mediat gjatë gjithë karrierës së tij, duke dhënë shumë rrallë intervista, dhe një herë ai u tha gazetarëve se ai ishte “më shumë burrë se të gjithë ata së bashku”. Ai u largua nga Interi përmes polemikave të mëdha, madje refuzoi të festonte edhe golat, përpara se të fillonin procedurat legale duke akuzuar klubin e tij se kishte spiunuar ilegalisht telefonat e tij si pjesë e investigimeve të “Kalçopolit”. Dashuritë e Vierit ishin shumë kaotike, duke pasur në rrethin e të dashurave të tij, më shumë shougërll italiane, se kushdo tjetër, përfshirë Elisabeta Kanalasin dhe Melisa Satën.

10 – XHORXHO KINLALJA

Kinalja ishte kaq i madh në Romës sa që historitë rreth Papës mund të kalonin në faqen tre në gazetat lokale me qëllim që t’i  bënin vend “Long John”. Sulmuesi shënoi 98 gola për Lacion midis viteve 1969 dhe 1976 dhe ishte arsyeja kryesore e fitimit të Serisë A në vitin 1974. Një bishë në sulm, Kinalja kishte dhe një karakter kundërshtues, çka i kushtoi edhe karrierën e tij me Italinë. Gjatë një zëvendësimi në ndeshjen kundër Haitit, Kinlalja u zëvendësua dhe iu vërsul me sharje trajnerit Ferruçio Valkarexhi. Më pas e mbushi me plehra dhomën e zhveshe, duke derdhur me shumë se tetë shishe ujë. Ky akt agresiv ishte shkaku i përfundimit të karrierës së tij ndërkombëtare me vetëm 14 ndeshje dhe katër gola. Më pas u transferua në Shtetet e Bashkuara për të luajtur me Nju Jork Kozmos, por dhe atje problemet vazhduan, përfshirë edhe një zënkë me shokun e ekipit, Pele.