Dje rinisi stërvitjen me maskë, Sadiku shfaqet në fushë si “Zorro”

147
Dëmtimi që Armando Sadiku pësoi në javën e kaluar në përballjen e Levantes me Espanjolin, ende nuk është mbyllur. Por sulmuesi shqiptar është kthyer dje në stërvitjen e Levantes, pas mungesës dy-ditore. Dje Sadiku ka nisur punën për ndeshjen e radhës me Getafen, e cila renditet në vendin e 11-të të La Ligas spanjolle me 36 pikë, ndërsa Levante e Sadikut renditet në vendin e 17-të me 21 pikë. Në seancën stërvitore, Sadiku nuk ka gjetur trajnerin Munjiz, i cili të dielën është pushuar nga drejtuesit e klubit për rezultatet e dobëta që Levante ka regjistruar. E veçanta e djeshme e Armando Sadikut ka qenë maska në fytyrë (si “Zorro”), pasi ende nuk e ka kaluar atë dëmtim që pësoi me portierin e Espanjolit, Diego Lopez.