Dje, grupimi “Tirona Fanatics” 12 vjeç, edhe Tirana e uron

99
Dje, grupimi i tifozëve të Tiranës, “Tirona Fanatics”, mbushi 12 vjeç nga krijimi I tij. Është në vitin 2006, por Fanatics ka pushtuar skenën e tifogrupeve në Shqipëri, duke pasur një numër të madh anëtarësh, një organizim perfekt dhe një prani të dukshme edhe në ndeshjet jashtë fushe, një problem i madh ky për futbollin shqiptar, historikisht. Në vitet e fundit, “Tirona Fanatics” nuk janë përqendruar vetëm te misioni i tyre primar, mbështetja e skuadrës në stadium, pasi kanë nisur një luftë të ashpër me presidentin e Tiranës, Refik Halili, i cili cilësohet si fajtori i madh për zbritjen e skuadrës nga kategoria.