Djali i Ronaldos hap Instagram, habit me postimin që ka bërë për Lionel Messin

Djali i yllit portugez Cristiano Ronaldo e ka shprehur edhe herë të tjera që ka si idhull në futboll argjentinasin Lionel Messi. Vogëlushi 7 vjeçar ka disa ditë që ka krijuar profilin e vet personal në Instagram.
Në postimet e tij të para, ai ndau një foto me miqtë e tij ku shfaqet duke i dhënë dorën Mesit, ndërsa fotografia ishte shkrepur gjatë ceremonisë “The Best” të 23 tetorit të këtij viti.

Por ajo që habiti më shumë nga kjo histori ishte mesazhi që ai i kushtonte argjentinasit.

“Faleminderit idhulli im Leo Mesi” shkruan ai.