Ditë të mira për Tramexanin, Breshia në Serinë B mund t’i besojë bankinën

156
Ish-zëvendës/trajneri i Kombëtares sonë, Paolo Tramexani, përflitet se është pranë kthimit në bankinë, këtë herë në kampionatin e Serisë B. Karriera e tij mori një goditje të rëndë pas dështimit te Sioni në Zvicër, por ish-ndihmësi i De Biazit në bankinën e Shqipërisë, duket se ka vendosur që këtë radhë të qëndrojë në Itali. Tramexani është në kontakt me drejtuesit e klubit të Breshias, një skuadër e cila nis gjithmonë sezonin me pretendime, por nuk po arrin të bëjë hapin e madh për t’u ngjitur në Serinë A. Nëse do të marrë drejtimin e Breshias, Tramexani do të ketë mundësi të punojë me një talent kuqezi, Emanuele Ndojin, i cili është pjesë e skuadrës italiane, mesfushori i përfaqësueses Shpresa, i grumbulluar edhe me Kombëtaren A në të kaluarën, ka luajtur 13 ndeshje në këtë sezon në Serinë B.