Disiplina paralajmëron Besën dhe Shkumbinin

436
Sigal

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit paralajmëroi sanksione të ashpra penalizuese ndaj dy klubeve të Kategorisë Superiore, Shkumbinit dhe Besës, për ofendimet e spektatoreve ndaj zyrtareve të ndeshjes, në takimet Shkumbini-Laçi dhe Besa-Vllaznia. Besa është ndëshkuar më parë, me zhvillimin e gjashtë ndeshjeve jashtë fushës së saj. Zëvendëstrajneri i Himarës, Shpëtim Imeraj u pezullua me dy ndeshje, për shkak të protestave dhe ofendimeve ndaj gjyqtarëve, dhe më këtë masë u ndëshkua dhe trajneri i Përmetit, Klevo Sevo. Dy lojtarët e Këlcyrës, Rigert Shahini dhe Alvaro Merko, për sulm e pështymje të zyrtarit te ndeshjes, u dënuan secili me nga 24 muaj pezullim nga te gjitha aktivitetet dhe 100 000 leke gjobe.