Disiplina nuk fal askënd, Laçi dhe Partizani mbeten pa tifozë

79
Komisioni i Disiplinës ka ndërhyrë me dorë të hekurt ndaj sjelljeve të papërshtatshme të mbështetësve në ndeshjet e fundjavës në Superiore. Skuadra e Laçit dhe ajo e Partizanit janë dënuar me zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë.
Laçi do të jetë pa tifozë në ndeshjet kundër Partizanit dhe atë ndaj Flamurtarit, ndërsa ekipi kryeqytetas do të ketë shkallaret e boshatisura në duelin kundër Flamurtarit.
Vendimet
KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të lojës, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
KF “Partizani”, për sjelle të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e duke përdorur fjalor ofendues ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 66/3.a të KDS dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë.
Zyrtari i KF “Tërbunit”, Oltison Kernaja, për protestë të vazhduar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF “Skrapari” Genci Lamçe, për protestë të vazhduar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Skrapari”, Edrian Myftari, për protestë të vazhduar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Delvina”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në baze të nenit 64 dhe 65/2 të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
Lojtari i KF “Dinamo” U-17 , Maljon Lami, për protestë të vazhduar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtarët e KF “Flamurtari” U- 19, Xhuljo Tushi dhe Bruno Naci për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke protestuar me fjalë e gjeste fyese, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohen secili me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Ekipi i “Juban Danja” femra, për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar akte dhune, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkates, bazuar në nenin 65/3.b) të KDS.
Zyrtari i “Juban Danja” femra, Elson Ndreka, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe ndalohet të qendrojë në dhomat e zhveshjes si dhe stolin e rezervave, bazuar në Nenet 20 dhe 49/2.a) të KDS.
Lojtarja e “Juban Danja” Elsaida Mucejani, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.b) të KDS.