Disiplina, 30 ditë afat Tiranës: Shlyej milionat ndaj Muzakës

579
Pas mbledhjes së djeshme, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka bërë publikë vendimet për parregullsitë gjatë javës së kaluar në futbollin shqiptar. Ndër më të veçantët, është i 20-ti në listë, i cili e ka detyruar edhe Tiranën të shlyejë Gjergji Muzakën me 107 milionë lekë. “20. Pranimi i kërkesës së lojtarit Gjergji Muzaka. Detyrim KF Tirana që të ekzekutojë vendimin Nr.1 datë 23.01.2017 të DHKZK, brenda afatit prej 30 ditësh, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit.” Paralajmërohet K F Tirana, se me kalimin e afatit prej 30 ditësh, do të merren masat përkatëse sipas Kodit të Disiplinës Sportive. Dënime dhe pezullime të shumta kanë pasur edhe tek lojtarët e moshave. Më poshtë, vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.
Sigal