Dino Xof ka një mesazh për Thomas Strakoshën

498
Elozhet nuk kanë munguar për Thomas Strakoshën gjatë këtij edicioni. Mirëpo, kur paraqitjet e tij marrin vlerësim edhe nga një legjendë e portës si Dino Xof, atëherë shqiptari ka bërë vërtet mirë.

Ish-portieri i Kombëtares italiane, por edhe Juventusit e Lacios, ka folur edhe për portierin shqiptar në vigjilje të Kupës së Italisë. “Strakosha? Është duke bërë mirë. Mund të them që është i zgjuar. Ai ka treguar që është i mirë në daljet që bën dhe në ndërhyrjet për topat poshtë”, ka deklaruar Dino Xof.

Në këtë rast, një vlerësim pozitiv nga një legjendë e portës si ish-portieri i Kombëtares italiane, është tregues i hapave pozitivë që ka bërë Strakosha në fillimet e karrierës së tij.
Sigal