Dimo përgënjeshtron: Nuk kam thënë asgjë nga ai shkrim

608
Nga Agron KAJA
KATEGORIA E PARË/ Sot luhen ndeshjet e javës së parë të fazës së tretë, në aksin Fier-Ballsh ka debat mediatik
Ka një debat mediatik mes kapitenit të Apolonisë, Amarildo Dimo, i cili ka akuzuar (sipas ballshiotëve) klubin e Bylisit, se e kanë kontaktuar për presion në ndeshjen e nesërme Apolonia-Bylis. Për këtë ka reaguar Presidenti i skuadrës ballshiote, Besnik Kapllanaj, i cili është shprehur se, gjithçka që ai ka thënë në lidhje me këtë debat, e konfirmon për gazetën, duke e quajtur atë vetëm një shpifje prej futbollistit fierak. “Kjo është edhe një përbaltje të imazhit të klubit të Bylisit, i cili garanton në përgjegjësi zyrtare, administrative e ligjore, se nuk ka asnjë lidhje në këtë debat me fyerje nga Dimo. Ato janë deklarata të turpshme prej tij, ndaj unë si President i FK Bylis, kërkoj nga Dimo që të nxjerrë publikisht sa më parë emrin e personit që e ka kontaktuar. Duke qenë se ai këtë deklaratë e ka bërë në media, duhet të tregojë personin, sepse të tilla deklarata shpifëse e prishin imazhin e klubit tonë, ku ne kemi një jetë që investojmë dhe s’ mund të përbaltemi me të tilla shpifje të ulëta”, kështu theksoi fillimisht në kundërpërgjigjen e tij presidenti i klubit të futbollit në Ballsh, i cili për ta zbardhur këtë shpifje, i kërkon bashkëpunim edhe vetë klubit të futbollit fierak. “Unë kam kërkuar që Dimo të tregojë personat, por jam i sigurt se ajo është një shpifje, madje për këtë rast i kërkojmë edhe klubit të Apolonisë që të bashkëpunojë. Ai është kapiten i tyre dhe përfaqëson fanellën e atij klubi, ndaj edhe ne duhet që të marrin masa sa më shpejt ndaj lojtarit të tyre për akuzat mjaft të rënda duke përbaltur Bylisin, investimet kolosale të familjes sime, por edhe tërë Mallakastrën me ato që ka deklaruar. I jemi drejtuar me një shkresë zyrtare Apolonisë, sepse nuk mund të tallet Dimo e askush me Bylisin dhe Mallakastrën. Kërkojmë që e vërteta të dalë sa më shpejt, dhe unë nuk e lë me kaq këtë çështje”, kështu mbylli dje deklarimin e tij Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, duke e bërë edhe më të “nxehtë” sfidën e sotme mes Apolonisë e Bylisit, që do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Por, dje për gazetën “Telegraf”, foli edhe kapiteni i Apolonisë, Amarildo Dimo, i cili e përgënjeshtron titullin e shkrimit, i cili dje ishte vendosur në një medie të shkruar sportive në Tiranë. “Unë nuk kam deklaruar se Bylisi ka kërkuar të më blejë, para kësaj ndeshjeje që ne do të luajmë të dielën këtu në Fier kundër Bylisit. Ky është abuzim mediatik, dhe unë e përgënjeshtroj atë deklaratë. Po, kam thënë se Apolonia do të luajë vetëm për fitore, kjo nuk ka asgjë të keqe. Është një sfidë ku skuadra jonë do të kërkojë maksimumin”, kështu e ka përgënjeshtruar Dimo atë deklarim mediatik, ndoshta duke i ulur paksa tonet e debatit që është shkaktuar para kësaj sfide. 
Unë nuk kam deklaruar se Bylisi ka kërkuar të më blejë, para kësaj ndeshjeje që ne do të luajmë të dielën, këtu në Fier kundër Bylisit. Ky është abuzim mediatik, dhe unë e përgënjeshtroj atë deklaratë. Po, kam thënë se Apolonia do të luajë vetëm për fitore, kjo nuk ka asgjë të keqe
GRUPI A
Grupi A/ Paly-off
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Besëlidhja-Kastrioti 14:00
Erzeni-Egnatia 14:00
Dinamo pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 22 pikë
2. Egnatia 15 pikë
3. Erzeni 13 pikë
4. Besëlidhja 12 pikë
5. Dinamo 12 pikë

Grupi A/ Play-out
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Vllaznia B-Korabi 14:00
Tërbuni-Besa 14:00
Burreli pushim
RENDITJA
Skuadrat Nd P
6. Iliria 13 pikë
7. Shënkolli 12 pikë
8. Turbina 8 pikë
9. Shkumbini 8 pikë
10. Naftëtari 4 pikë 
Sigal