Dikur shok skuadre, Ronaldo ka një mesazh pas sulmit në zemër të Casillas

508
Sigal

Cristiano Ronaldo përdori rrjetet sociale për të dërguar një mesazh “forcë” tek Iker Casillas, i cili ditën e sotme u dërgua me urgjencë në spital pas një sulmi në zemër.

Nëpërmjet “Instastory” në Instagram, CR7 ndau një fotografi të vjetër me ish-kolegun e Real Madridit duke i uruar atij shërim të shpejtë.

“Shumë forcë shoku. Shpresoj që të shërosh së shpejti”, shkruan portugezi.

Prej 6 vitesh Ronaldo dhe Casillas kanë qenë shok skuadre tek Reali i Madridit.