Dijk befason të gjithë: I lumtur që nuk luaj çdo sezon kundër Messit

516
Sigal

Virgil van Dijk është i lumtur që nuk përballet me Lionel Messin çdo sezon, pasi ylli argjentinas dhuroi një tjetër paraqitje spektakolare. Mbrojtësi holandez pasi u vlerësua si futbollisti më i mirë në Premier League, nuk mundi të neutralizonte Messin dhe Suarez, të cilët ishin protagonistët e mbrëmjes magjike.

“Kur je kundër Messit dhe ai është në formën e tij më të mirë, nuk mund të bësh asgjë. Jam i lumtur që nuk luaj në Spanjë dhe që nuk përballem me të çdo sezon. Ai shënoi dy gola dhe mbeta shumë i zhgënjyer. Messi fitoi betejën, por jo luftën”, deklaroi holandezi.

Van Dijk ashtu si pjesa tjetër e klubit të tij, beson se asgjë nuk ka përfunduar dhe në Merseyside do të jetë një ndeshje tjetër.

“Çdo gjë është e mundur në futboll. Ne sigurisht që besojmë. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi pasi krijuam shumë mundësi shënimi ndaj tyre. E vetmja gjë që na ka ngelur është që të provojmë për të shënuar kundër Barcelonës”, deklaroi Van Dijk.