Dibranët marrin fitoren e vitit

419
Sigal

Fitorja minimale dhe tri pikët e Korabit, e vunë edhe më
shumë në dyshim numrin e skuadrave që do të kërkojnë mbijetesën në Kategorinë
Superiore. Një fitore e vlefshme kjo për Korabin, edhe pse pritej që vlonjatet
ta dominonin e fitonin këtë takim, në dukje për ta i lehtë. Nëse në pjesën e
parë nuk u shënua gol në portën e Flamurtarit, kjo ishte më shumë merita e
portierit Stivi Frashëri, i cili mbeti i pathyer deri në minutën e 65-të. Mund
të ndëshkohej edhe në dy raste më parë porta vlonjate, por Sebino Plaku e
kishte ruajtur “sekretin” e shënimit vetëm në këtë minutë, duke e pështjelluar
sadopak situatën dimërore të tabelës së renditjes, për skuadrat që renditen në
vendet e fundit të saj. Më pas, skuadra e Flamurtarit kërkoi me të gjitha mundësitë
që të barazonte, por nuk arriti të menaxhonte dot “postbllokun” e Korabit, i
cili u tërhoq tërësisht në ruajtje të rezultatit. Tri pikë që njëherësh
tregojnë edhe suksesin e kësaj skuadre nën drejtimin e vlonjatet Gerti Haxhiu,
ku në tri ndeshje në bankinën dibrane ai ka arritur të marrë 4 pikë. Një
mbyllje shprese për mbijetesë, e cila në fazën e tretë dhe të katërt ndoshta do
të tregojë efektet e saj.

 

 

KORABI-FLAMURTARI 1-0

Shënues: Plaku 65’

Korabi: Vujadinoviç, Prifti, Sheta, Çela, Peposhi,  Mziu (89′ Jubani), Zefi, Prençi, Kaja, Nexhipi
(89′ Nako), Plaku. Trajner: Gerti Haxhiu

Flamurtari: Frashëri, Kuqi, Berisha, Veliu, Rniç, Dushku
(67′ Llambi), Telushi, Shehaj, Galiç, Alvesh, Bushiç. Trajner: Gentian Mezani

Kv: Mziu, Sheta / Alvesh

Kk: Sheta

Gjyqtar: Olsi Sokoli