Diana Basho: Kampioni mbetet kampion, edhe pa një rekord

1219
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” notarja e Studentit, në Kampionatin Kombëtar u shpall notarja femër “Më e mirë”
Nëse gjatë ditës së garave të Kampionatit Kombëtar të Notit për të Rritur e të Rinj që u zhvillua në datat 22 e 23 prill në pishinën e mbyllur 25 m “Te Stela”, nuk e njihje notaren Diana Basho, vështirë se ajo do të gjendej mes atmosferës së gumëzhimit. Gjithsesi, kur në mbylljen e Kampionati, notarja e Studentit u shpall si më e mira, dukshëm ajo është shfaqur jo vetëm realisht, por edhe për mediat që e ndoqën këtë event kombëtar të notit shqiptar. Për gazetën “Telegraf”, Diana Basho tregoi arsyen pse nuk arriti një kohë rekord në këtë event, njëherësh edhe ndryshimet që ka në notin shqiptar, e synimet e saj për vazhdimësinë. “Ndryshime në notin shqiptar të kohëve të fundit ka, dhe ato janë sa të dukshme, aq edhe të prekshme për ne notarët që garojmë. Mendoj se organizimi i eventeve kombëtare është më profesional në vitet e fundit, njëherësh edhe përfaqësimi i notit shqiptar në veprimtaritë ndërkombëtare ka qenë në nivele më cilësore. Kur ka rritje të cilësisë, besoj se ndryshimi është i dukshëm e drejt progresit”, kështu deklaroi Kampionati Diana Basho në intervistën e saj për gazetën “Telegraf”.
Një kampione që pak duket e “hallakatur” në ambientet e pishinës, pse kështu Diana?
Unë mundohem të jem e sistemuar dhe e racionuar në lëvizjet e mia, por që gjithsesi, këtu në pishinë kam qenë gjatë gjithë garave të Kampionatit. Ndoshta ju të medias nuk më keni “vëzhguar” si duhet. Tashmë më duhet që t’u falënderoj për respektin ndaj meje.

Ju e mendoni respekt, por nëse profesionalisht do ta quanim detyrim, çfarë ndjesie merr për ju?
Ndjesia e parë është respekti, dhe kryesore është vlerësimi që tregoni, në radhë të parë për notin shqiptar, i cili në vitet e fundit po tregon kulturë, nivel e cilësi në hapësirën sportive në vendin tonë. E ndjej këtë edhe vlerësim për figurën time në sportin e notit, pavarësisht se unë u shpalla notarja më e mirë e këtij Kampionati Kombëtar.

Gjithsesi, në këtë event, i arriti synimet notarja Diana Basho?
Edhe pse unë u shpalla si notarja femër më e mirë e këtij kampionati, për mua synimet janë realizuar pjesërisht. E për këtë mosarritje, unë “fajësoj” stinën e pranverës, e cila shpesh në këtë periudhë më ka munduar me viroza e alergji. Nuk kam pasur gjendje shëndetësore të mirë edhe gjatë garave, të cilën u mundova ta kaloj me shumë mundim gjatë garave.

Asnjë rekord kombëtar i thyer apo i përmirësuar nga ju, por në fund e para e Kampionatit. Çfarë dhatë më shumë për këtë renditje?
Unë mendoj se stërvitshmëria e serioziteti gjatë përgatitjeve sistematike, njëherësh edhe vlerësimi i veprimtarive ku kam marrë pjesë, më kanë dhënë më shumë përgjegjësi gjatë garave, të cilat mendoj se i kam menaxhuar mirë, edhe pse pa rekorde kombëtare sikundër në këtë kampionat. 

Ndoshta për ju kanë barasvlerë vendi i parë me rekordin?
Si vendi i parë, ashtu edhe rekordi, janë dy tregues që kanë vlera të veçanta dhe të përbashkëta. Unë jam kampione absolute për femra për të dytin vit resht, e besoj se moralisht këtu jam e barabartë me një rekord. Por, Kampioni mbetet kampion, edhe pa rekord.

Dhe për ju, kjo arritje çfarë shpreh në vlerat e një notareje profesioniste?
Mendoj se shpreh gjithçka që kam arritur, por edhe çka mund të arrij në vazhdimësinë e karrierës sime. Unë i quaj si vlerësim të pjesës së punës të gjitha arritjet, që nga nisja në këtë sport kaq tërheqës e të bukur për mua. Noti për mua është bërë një profesion, me të cilin tani them se do ta kem vështirë t’i ndahem, jo vetëm kur të garoj si notare, por edhe më pas. 

Por, duke qenë se nuk arritët një kohë rekord gjatë garimit, çfarë mendoni më shumë si pengesë?
Unë ua përmenda më sipër se, vetëm gjendja jo e mirë shëndetësore para e gjatë garave, më penalizoi për të mos dhënë një rezultat më të mirë. Nga ana tjetër, më “ngushëlloi” duke u renditur si notarja femër më e mirë e Kampionatit.

Ju keni vite që ushtroheni në sportin e notit, çfarë ndryshimesh dalloni nga viti në vit në këtë sport?
Ndryshime ka, dhe ato janë sa të dukshme, aq edhe të prekshme për ne notarët që garojmë. Mendoj se organizimi i eventeve kombëtare është më profesional në vitet e fundit, njëherësh edhe përfaqësimi i notit shqiptar në veprimtaritë ndërkombëtare ka qenë në nivele më cilësore. Kur ka rritje të cilësisë, besoj se ndryshimi është i dukshëm e drejt progresit.

Vite më parë, në Shqipëri garat e notit zhvilloheshin vetëm në stinët e nxehta të vitit, sot si ka ndryshuar?
Sapo kemi mbyllur muajt e parë të këtij viti, i cili sot në notin tonë nuk po i njeh shumë stinët e ftohta e të ngrohta. Ndoshta këtë duhet ta veçoja edhe si një arritje në notin shqiptar të viteve të fundit, por që më shumë ne si notarë ky fakt na mban në tonusin e përgatitjeve gjithëvjetore. Kësisoj, edhe mundësitë për rritjen e rezultateve janë të mëdha, që më shumë varet nga përgatitja që bën çdo notar. 

Çfarë objektivash keni gjatë këtij vitit që sapo e mbylli për ju një veprimtari të rëndësishme?
Me këtë Kampionat Kombëtar, momentalisht u ndamë nga pishina 25 m dhe para kemi garat që pishina 50 m. Unë do të vazhdoj përgatitjet e mia, e besoj se do të kem rezultate më të mira në garat që do të zhvilloj në atë pishinë. Shpresoj që kohët të jenë sa më të mira.

Po me rekordet, do të jesh më “miqësore” gjatë garave në vazhdim?
Natyrisht që rekordi mbetet synimi final për mua në çdo garë, por Kampioni mbetet kampion, edhe pa një rekord. Besoj se do të kem ndryshime cilësore në garat që do të zhvillohet gjatë këtij viti, por se në cilin garim, këtë po ja le eventeve kur të zhvillohen.
Unë mendoj se stërvitshmëria e serioziteti gjatë përgatitjeve sistematike, njëherësh edhe vlerësimi i veprimtarive ku kam marrë pjesë, më kanë dhënë më shumë përgjegjësi gjatë garave, të cilat mendoj se i kam menaxhuar mirë, edhe pse pa rekorde kombëtare sikundër në këtë kampionat 


DIANA BASHO
Datëlindja: 5 dhjetor 2000
Vendlindja: Tiranë
Sporti që ushtron: Not
Garat e preferuara: 50 me delfin, 100 m delfin, 200 m stil i lirë, 400 m stil i lirë, stafetë 4X50 m stil i lirë
Skuadra ku garon: Studenti të Rritura

Notarët më të mirë
Meshkuj të Rritur
Frenc Bërdaku (Teuta)
Femra të Rritura
Diana Basho (Studenti)
Meshkuj të Rinj
Frenc Bërdaku (Teuta)
Femra të Reja
Alesia Neziri (Tirana)
Skuadrat më të mira
Femra të Reja
Kupen e fiton Te Stela
Meshkuj të Rinj
Kupën e fiton Teuta 
Femra të Rritura
Kupën e fiton Te Stela
Meshkuj të Rritur
Kupën e fiton Teuta

SKUADRAT 
PJESËMARRËSE
Të Stela
Tirana
TDS
Studenti
Tradita
Ventus Durrës
Teuta
Partizani
Vllaznia
REKORDMEN E KAMPION
Frenc Bërdaku: Do thyej rekorde të tjerë
Atmosfera që u krijua në datat 22 e 23 prill 2017 në pishinën 25 metërshe në resortin “Te Stela” në Tiranë, ishte mbresëlënëse dhe e denjë për të treguar në këto radhë. E mes tyre është edhe Kampioni i dyfishtë për të Rinj e të Rritur, Frenc Bërdaku, i cili në garat e Kampionatit Kombëtar u shpall kampioni i dyfishtë. Për gazetën “Telegraf”, kampioni durrsak që në këtë event garoi për skuadrën e Teutës, deklaroi se, për arritjet ishte përgatitur dhe rekordet i priste. “Bashkë me trajnerin tim Eros Pavon dhe nën kujdesin e babait tim Eduart Bërdaku, isha përgatitur që në këtë Kampionat të tregoja vlerat e mia më të mira. Që arrita të thyej rekorde, besoj se e kam justifikuar besimin e tyre”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij Frenc Bërdaku, i cili premton se do të thyejë rekorde të tjerë, madhe që në garën e radhës. “Këtu në Shqipëri, rifillojnë garat në pishinën 50 metra, dhe unë do të thyej rekordet në të gjitha ku do të marr pjesë. Nisur nga kohët që kam arritur në rekordet që kam thyer, kam shumë besim se nga gara në garë ato do të përmirësohen prej meje, gjithmonë në kohë më të mira, të cilat janë rekorde kombëtare”. Por, ajo çka Frenci na tregoi jashtë kësaj bisede, ishte se ai është i përqendruar shumë tek mësimet, ndërsa për jetë aktive jashtë tyre dhe jashtë sportit, pak kohë i krijohet.

REKORDET E FRENC BËRDAKTUT
Individuale
800 m stil i lirë: 8.47.88
1500 m stil i lirë: 16.23.30 
Ekipore
Stafetë 4X50 m: 1.43.66
Stafetë 4X100 m: 4.14.40
REKORDET KOMBËTARE
Meshkuj
Gara Stili Notari Ekipi Rezultati 
1500 m Lirë Frenc Bërdaku Teuta 16.29.30
100 m Shpinë Gres Koxhaku Te Stela 1.12.44
200 m Shpinë Gres Koxhaku Te Stela 2.34.77
1500 m Kat. B Paolo Priska Studenti 18.42.53
400 m mixKat. B Paolo Priska Studenti 5.26.38
50 m Bretkosë Deni Baholli Te Stela 29.71
800 m Lirë Frenc Bërdaku Teuta 8.47.88
4X50 m Mix Meshkuj Studenti
Stafetat
4X50 m Lirë Të Rritur Studenti 1.41.78
4X50 m Lirë Të Rinj Teuta 1.43.66
4X100 m Mix Të Rritur Teuta 4.09.67
Femra 
1500 m Lirë Arsinda Dervishi Studenti 19.17.43
4X50 m Mix Femra Te Stela 
4X200 m Lirë Femra Studenti
4X200 m Lirë Meshkuj Teuta
Sigal