Dhunë në takimin Vllaznia-Tirana, tifozët pushtojnë fushën, plagoset Refik Halili

453
Sigal

Ajo që pritej si ndeshje futbolli është kthyer në një terren lufte mes tifozëve

Rikthehet dhuna e terrori me pasojë dhe të plagosur në fushat tona të futbollit. Ndeshja e orës 16:00 mes Vllaznisë dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, me shkodranët që shënuan në minutën e 18 me anë të Shtubinës dhe me Tiranën që barazoi me anë të Bulkut në minutën e 94 të lojës. Por nuk ishte ndeshja ajo që mori vëmendjen kryesore si të mediave dhe futbolldashësve, por tifozët e pranishëm në fushë që e shndërruan stadiumin në një arenë përleshjesh duke degjeneruar, madje, edhe në gjuajtje me gurë, nga ku mbeti i plagosur edhe Presidenti i Tiranës, Refik Halili. Ka pasur dy ndërprerje të lojës nga ku në rastin e parë u hodhën materiale të forta në fushë si shishe apo copa karrigesh dhe rasti i dytë që ishte edhe më i dhunshëm bëri që të ndërpritej për 10 minuta ndeshja. Në rastin e dytë të ndërprerjes çdo gjë ka filluar nga një moment i diskutueshëm në minutën e 75 ku kapiteni i kuqebluve, Beqiri ndërhyn në zonë ndaj Bakajt duke bërë që tifozët tiranas të kërkojnë me ngulm një penallti që për ta ishte e dukshme. Por duket se nuk ishte i këtij mendimi arbitri Alla që e lë lojën në vazhdim duke rritur kështu kontestimet e tifozëve bardheblu deri aty sa t’i kërkonin skuadrës së tyre të tërhiqej nga fusha e lojës. Në fakt futbollistët tiranas, trajneri deri edhe presidenti Halili kanë shkuar drejt tifozëve bardheblu për t’i qetësuar, por duket se ka qenë mision i pamundur pasi ndeshja u ndërpre për 10 minuta dhe gjatë kësaj kohe tifozët filluan të gjuheshin ndërmjet tyre me gurë nga ku edhe Presidenti i Tiranës, Halili u plagos në kokë ngaqë u godit. Acarimi gjatë këtyre minutave ishte në rritje, por u duk se gjatë kohës që rifilloi loja gjërat u qetësuan pasi ndeshja vazhdoi qetësisht pa ndërprerje të tjera. Në minutat e fundit të kohës shtesë, dukej se ndeshja po shkonte në fitoren e kuqebluve, por Elvin Bulku ja doli më në fund të mposhte portierin Selimaj që e shpëtoi jo pak herë Vllazninë dje. Goli që erdhi në fund nuk la më kohë për asnjë aksion nga të dyja skuadrat. Pas mbylljes së ndeshjes, tifozët e të dy skuadrave janë futur në fushë dhe janë përleshur me njëra-tjetrën, madje, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën. Por sulmet kanë vazhduar edhe jashtë stadiumit nga ku nuk kanë munguar edhe persona të plagosur. U bë e mundur që një pjesë e madhe e tifozëve tiranas të mbaheshin të mbyllur brenda stadiumit “Loro Boriçi” në mënyrë që të shmangeshin trazira më të mëdha Gjatë përleshjeve të djeshme u bë me dije se kanë mbetur të plagosur disa persona dhe në mes tyre edhe një polic. Rezultati i djeshëm e lë Vllazninë në kuotën e vetëm një pike ndërsa Tirana kryeson renditjen e kampionatit me 7 pikë, duke parë edhe humbjen e Skënderbeut me Partizanin Ndërsa në ndeshjen e orës 19:00 mes Skënderbeut dhe Partizanit, këta të fundit arritën të merrnin një fitore të vyer 1-0 duke shënuar një gol në minutën e 90 me anë të një penalltie të ekzekutuar nga Vila. Në fakt jo çdo gjë shkoi mirë për miqtë që mbeten me 10 lojtarë në minutën e 86 pas daljes së Markonit me të kuq pas dy të verdhave. Pasja e një kundërshtari më pak në fushë ndikoi në lojën e Partizanit që rriten presionin e tyre dhe shfrytëzuan shumë mirë mundësitë. Kjo fitore e ngre Partizanin në kuotën e 4 pikëve dhe në një pozitë shumë të favorshme duke parë se kalon në vendin e pestë në renditje. Ndërkohë kjo humbje dhëmb për Skënderbeun që jo vetëm humbi tre pikë, por humbi edhe mundësinë që t’i linte pas rivalët e drejtpërdrejtë si Kukësi apo Tirana që barazuan në ndeshjet e tyre përkatësi.

Deklaratat për dhunën në ndeshjen Vllaznia-Tirana

 “Neritan Kalamishi (Administrator i Vllaznisë)

Ne si klub kishim marrë të gjitha masat e nevojshme sipas kërkesave të FSHF-së për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe shmangies së trazirave. Ne dënojmë ashpër sjelljen e huliganëve të Tiranës që nuk kanë asnjë lidhje me sportin e futbollit. Ne kemi pamje filmike që do t’i paraqesim si prova për pafajshmërinë e tifozëve tanë, nga të cilët ka edhe të plagosur.  Pavarësisht ngjarjeve të sotme, nuk cenohet marrëdhënia e mirë e klubit tonë me atë të Tiranës. Ne falënderojmë policinë e Qarkut Shkodër për bashkëpunimin dhe qëndrimin shumë të denjë që ka mbajtur, ndonëse ndaj forcave të saj është ushtruar një dhunë e madhe nga tifozët e Tiranës.” Ndërkohë pati një deklaratë edhe nga FSHF: “Dënon ashpër, çdo akt të dhunshëm, i cili dëmton lojën dhe prish imazhin e futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit garanton se të gjitha organet e drejtësisë sportive,mbështetur në rregullore, do të dënojnë energjikisht veprime të tilla. Institucioni i futbollit shqiptar,do të kërkojë mbledhjen e tyre dhe marrjen e vendimeve sa më shpejt të jetë e mundur”.Morrison dhe gjermanit Kramer që luajtën lojën “Guri, Letra dhe Gërshëra” për të fituar zotërimin e topit. Duket se për Kombëtaren tonë ky vit kalendarik ka nisur shumë mirë dhe me besimin që është krijuar misioni “Kualifikim” nuk duket më aq i pamundur.

Lulzim Basha:Kasandrat e pushtetit nxisin dhunën

 “Dhuna e ushtruar sot në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, ka tronditur thellë dhe shqetësuar sportdashësit dhe mbarë opinionin qytetar. Dy ekipet dhe tifozeritë e tyre, ndajnë prej dekadash miqësi dhe solidaritet shembullor, brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Aktet e dhunës të dëshmuara sot, janë një dukuri e shëmtuar dhe e dënueshme. Po kaq e dënueshme është skema e provokimit të konfliktit dhe roli aspak profesional i policisë.

Kasandrat e pushtetit që nxisin dhe shpërndajnë stigmatizime të mbushura me urrejtje dhe mllef ideologjik kundër ekipeve dhe tifozerive të Tiranës dhe Vllaznisë, janë shprehje e një mendësie primitive. Jam i bindur se qytetaria e Tiranës dhe Shkodrës, dhe sportdashësit e tyre distancohen prerazi nga këto vullnete të mbrapshta dhe do të dinë tu japin vendin që u takon provokatorëve”.

                              Përgatiti: Besara Ibraj