Tifozi i Romës, Daniele Sciusco është dënuar me me 2 vite e gjysmë heqje lirie, pasi u shpall fajtor në incidentet që ndodhën pranë stadiumit.

Midis fansave verdhekuq dhe atyre të kuq patën përleshje afër impiantit “Anfield Road” para gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve të 24 prillit.

Sciusco ishte arrestuar së bashku me një tjetër tifoz 21-vjeçar të verdhekuqve, Filippo Lombardi, për sulmin e tij ndaj Cox, i cili mbeti në koma për një kohë të gjatë dhe është ende në gjendje kritike.