Dhimitër Xhambazi: Në Beograd, ndeshje e vështirësisë së lartë, këtu pritet kualifikimi i Skënderbeut

775
Nga Agron KAJA
UEFA EUROPA LIGË/ Flet për “Telegraf” Mjeshtri i Merituar i futbollit shqiptar, ja si e parashikon sfidën e nesërme në Beograd
Skënderbeu është skuadra e vetme shqiptare që luan në Evropë, ju si një ‘ish’ i kësaj skuadre si ndjeheni?
Kuptohet që një skuadër e zëmrës si Skënderbeu luan në Evropë, ndjehem i kënaqur. Por, jo vetëm se është skuadra e vetme shqiptare që luan në Evropë, sot skuadra jonë (Skënderbeu) në sezonet e fundit i ka kënaqur të gjithë ndjekësit e tij, jo vetëm këtu në Korçë.

Po kryesimi në Kategorinë Superiore, tregon një rikonfirmim të skuadrës si pretendente për titullin kampion?
Patjetër që po, aq më shumë që në këtë kampionat ka një diferencë prej 5 pikësh nga vendi i dytë, që në fazën e parë, e cila mbyllet këtë fundjavë. Me 7 fitore e 1 barazim në 8 ndeshje, kjo situatë tregon se Skënderbeu tashmë e ka nisur rrugën drejt titullit kampion.

Ju e keni ndjekur ritmikën e ndeshjeve të Skënderbeut në Grupin B të Evropa Ligë?
Mendoj se, të gjitha ndeshjet e Skënderbeut kanë qenë me vlera pozitive, pse jo edhe si i barabartë me të gjithë rivalët e grupit B. Dy barazimet që ka arritur në tre ndeshje, njëherësh janë vlerë e karakter për për të gjitha skuadrat shqiptare të futbolli. Tashmë, ai duhet të motivojë më shumë skuadrat tona të Superligës.

Me 2 pikë në 3 ndeshje, mendoni se kaq janë mundësitë e Skënderbeut në këtë grup?
Nëse e shohim nga ndeshja në Elbasan, një fitore aty do ta afronte te kualifikimi, sepse loja ishte e tillë. Por, shpresat nuk kanë humbur, dhe në rast se do të pasqyrojë vlerat më të mira
Më të mira në Beograd, shanset janë 50 me 50. Çdo gjë ndodh në fushë.

Dy javë më parë u barazua 1-1 në Elbasan me Partizan të Beogradit, ishte një ndeshje kjo që jep shanse për një rezultat pozitiv nesër?
Them se po, sepse edhe në dy ndeshjet e tjera, Skënderbeu tregoi barazi me skuadrat që u ndesh, nuk ka qenë asnjëherë inferiore. Duke pasur në përbërje futbollistë që luajnë në ekipin Kombëtar dhe kërkohen nga skuadra të tjera në Evropë, ky është një fakt që të jep shpresën e një barazimi në Beograd.

Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë trajneri Ilir Daja në këtë sfidë transferte në Beograd?
Nuk mendoj ndonjë ndryshim të madh, sepse Skënderbeu ka 17 apo 18 lojtarë që quhen titullarë. Por, ata titullarë që do të aktivizohen, besoj se do të vendosen jo vetëm në raport me kundërshtarin, por edhe në raport me vlerat që shfaqin në fushë. Mendoj një ekip që të shohë edhe nga sulmi, duhet guxuar.

Duke qenë një ndeshje pa tifozë korçarë, sa mund të ndikojë ky fakt në lojën e Skënderbeut?
Tifozët dihen se sa vlera kanë, por lojtarët tanë jashtë janë profesionistë dhe janë mësuar të luajnë si të barabartë edhe jashtë fushës së tyre. Edhe në këto ndeshje të këtij sezoni në Evropa Ligë, për Skënderbeun fushat kundërshtare nuk ka qenë pengesë, apo mangësi në lojën e tij.

Ju, mendoni, apo besoni se janë mundësitë që nga kjo ndeshje të dalim me pikë?
Unë e mendoj, e shpresoj dhe e besoj se Skënderbeu do të shënojë gol ndaj Partizanit në Beograd. Shpresa është e madhe, ndërsa për mua barazimi mbetet më i arsyeshëm. Nuk ka më ekipe dominante, për deri sa Skënderbeu e ka treguar se luan si i barabartë me të gjithë.

Pas ndeshjes së Beogradit, mendoni një Skënderbe në vazhdimësinë e këtij kompeticioni evropian?
Mendoj se, nga Beogradi kalon kualifikimi i Skënderbeut në Evropa Ligë, këtë e tregon edhe situata në renditje dhe ndeshjet e ditës së enjte. Nëse kualifikohet, veç një suksesi historik, unë mendoj se do të jetë edhe një hap i madh për këtë skuadër në vazhdimësinë e saj në Evropë.
Formacion sulmues, Daja ofensiv në Beograd
Për ndeshjen e nesërme në Beograd, Skënderbeu nuk do të rreshtohet si zakonisht me forca të shumta në mbrojtje, por do të guxojë të rreshtohet me skemën 1-4-3-3. Dilema e vetme është nëse do të luajë Osmani, apo Jashanica në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që në seancën e djeshme është provuar korçari, për të formuar dyshen me Radasin. Në portë është i palëvizshëm Shehi, ndërsa në mbrojtje Vangjeli dhe Mici do të mbulojnë krahët. Në mesfushë do të jetë treshja Lilaj, Muzaka dhe Taku, ndërsa më të avancuar do të jenë Xhejms dhe Gavazaj. Në majën e sulmit mbetet Soue. Një renditje e guximshme e trajnerit të Skënderbeut, duke pasur parasysh që kundërshtari luan në fushën e tij dhe prioritet do të ketë sulmin.
FORMACIONI TITULLAR
SKËNDERBEU: 1-4-3-3
Shehi

Vangjeli Radas Jashanica Mici

Taku Lilaj Muzaka

Gavazaj Xhejms

Soue

Agjenda e udhëtimit, dy ditë në Beograd 
Skënderbeu niset sot në ora 04:30 nga Rinasi, me një delegacion prej rreth 50 vetësh, ku do të ketë edhe biznesmenë, politikanë, gazetarë e pjesëtarë të stafit teknik e drejtues. Ndërkohë që kthimi nga Beogradi do të bëhet të premten në mëngjes.
UEFA EVROPA LIGË
Grupi B
Ndeshjet e radhës
Datë 2 nëntor 2017 
Jang Bojs-Dinamo K 19:00
Partizan B-Skënderbe 19:00 
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Dinamo K 3 7
2.Jang Boys 3 3
3.Partizan B 3 2
4.Skënderbeu 3 2
Ndeshjet e mbetura
Datë 23 nëntor 2017 
Partizan-Jang Bojs 21:05
Skënderb.-Dinamo K 21:05
Datë 7 dhjetor 2017 
Jang B-Skënderbeu 19:00
Dinamo K-Partizan B 19:00
UEFA EVROPA LIGË
Grupi B
Ndeshjet që janë luajtur
Datë 14 shtator 2017 
Jang Boys-Partizan B 1-1
Dinamo K-Skënderbe 3-1
Datë 28 shtator 2017 
Partizan B-Dinamo K 2-3
Skënderbeu-Jang B 1-1
Dje, 19 tetor 2017 
Dinamo K-Jang Bojs 2-2
Skënderbeu-Partizan 0-0

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Dinamo K 3 7
2.Jang Boys 3 3
3.Partizan B 3 2
4.Skënderbeu 3 2
Ndeshjet që do të luhen
Datë 2 nëntor 2017 
Jang Bojs-Dinamo K 19:00
Partizan B-Skënderbe 19:00 
Datë 23 nëntor 2017 
Partizan-Jang Bojs 21:05
Skënderb.-Dinamo K 21:05
Datë 7 dhjetor 2017 
Jang B-Skënderbeu 19:00
Dinamo K-Partizan B 19:00
Sigal