Detaji i frikshëm nga shpërthimi në Tiranë, si montoheshin minat afër Ambasadës Amerikane

637
Të tjera detaje të frikshme mësohen në lidhje me shpërthimin në një dyqan celularësh pranë Drejtorisë së higjienës në Tiranë, afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burimet e mbrëndshme bënë me dije se ka dyshime të forta që 34-vjeçari Gentian Hoxha, i plagosur pas shpërthimit të fuqishëm brenda dyqanit, kryente aktivitet të paligjshëm. Policia dyshon se ai punonte për të montuar mina brenda në celular.
Policia shton se një incident në montim mund të ketë shkaktuar shpërthimin.
Mësohet gjithashtu se 34-vjeçari Hoxha ka hapur servisin e celularëve në orën 10:30. Me të hyrë brenda ai ka mbyllur derën dhe ka shkuar të punojë në tavolinën e punës.
Dyshohet se shpërthimi i ka ndodhur në dorë, pak minuta pasi është ulur të punojë. Sipas policisë, lënda është ende e papërcaktuar por nisur nga dëmtimet e 34 vjeçarit, dëmtimet e biznesit dhe forca e shpërthimit, ka dyshime të forta se 34 vjeçari montonte mina me celular dhe një incident në montim mund të ketë shkaktuar shpërthimin.
Dyshimet i përforcon edhe fakti se në momentin e ngjarjes, 34-vjeçari e kishte të mbyllur derën e biznesit.
Policia po bën një këqyrje të imtësishme të gjithë ambienteve të dyqanit dhe pritet që nga momenti në moment të sqarojë ngjarjen.
Sigal