Dështon transferimi te Panathinaikos, Ergys Kaçe firmos sot në Qipro

608
U fol shumë për një transferim të mesfushorit Egys Kaçe te skuadrat Panathinaikos dhe Planatias, por mesfushori i Kombëtares ka zgjedhur të transferohet në Qipro te skuadra e APOEL Nikosias.
Lajmi është konfirmuar nga mediat greke dhe 24-vjeçari pritet të firmosë sot me klubin e ri. Shtatshkurti korçar vendosi të pranonte ftesën e trajneri Xhorxhios Dionis, i cili drejton skuadrën qipriotë. Në vitin 2012 ishte po ky trajner që afroi Kaçen tek ekipi i parë i PAOK-ut.
APOEL Nikosia mban vendin e dytë në kampionat, ndërsa mësohet se Kaçe do të jetë i huazuar nga skuadra greke.
Sigal