Dështon pajtimi i Luftëtarit me Milinkoviç, zyrtarisht në gjyq

509
Ka dështuar dje seanca e pajtimit mes trajnerit Serb Mlladen Milinkoviç dhe skuadrës së Luftëtarit, të cilën ai e drejtoi gjatë sezonit 2016-2017. Në orën 10:00 të paradites, trajneri u paraqit në zyrat e FSHF-së për zgjidhjen e problemit të kontratës me Luftëtarin, ndërsa klub gjirokastrit u përfaqësua në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve me zëdhënësin e klubit, Rigels Malile. Në këtë seancë pajtimi, nuk është gjetur gjuha e përbashkët, dhe tashmë palët janë zyrtarisht në gjyq, ndërsa Milinkoviç nuk federohet dot si trajner i Kukësit.
Sigal