Dështimi i Paris SG, Neymar: Jam i trishtuar, nuk i ndihmova dot shokët e mi

684
Milionat e sheikut Nasser Al-Khelaifi ishin të pamjaftueshme dhe si rrjedhojë Paris SG u eliminua nga “Champions League” shumë më herët se ç’pritej. Një pjesë e dështimit ishte edhe mungesa e Neymar në këtë sfidë për të cilin në verë u paguan 222 mln euro.
Braziliani e pati të pamundur të ishte i disponueshëm në takimin e dytë për shkak të dëmtimit të pësuar 2 javë më parë në kampionat kundër Marseille-s. Në fundjave 26-vjeçari i është nënshtruar një operacioni në vendlindje që p-ritet ta mbajë larg fushave për 3 muaj.
Pavarësisht se nuk ishte në fushë, Neymar, postoi disa herë në rrjetet sociale gjatë ndeshjes, duke shprehur në një farë mënyrë mbështetjen për shokët e tij. Pas ndeshjes ku u përcaktua edhe se kush do të kalonte me tej Neymar shkroi:
“Jam i trishtuar për humbjen, por më shumë pasi nuk isha në fushë për të ndihmuar shokët e mi! Ajo që më bën krenar është të shoh se të gjithë u përpoqën. Përgëzime djemtë e mi. Allez Paris”
Sigal