Dështimet e klubeve shqiptare në Europë

239

Bilanci i vitit 2012. Tirana kaloi një tur, ndërsa Skënderbeu, Flamurtari dhe Teutan dështuan

Nëse në sezonin 2011-2012, Shqipëria pati për herë të parë tre ekipe në turin e dytë eliminator në Ligën e Europës, ose 100% të ekipeve pjesëmarrëse (Flamurtari, Vllaznia, Tirana) dhe një në   ekip mund të kalojë një tur, Tirana. Tre të tjerat u eliminuan qysh në ballafaqimin e parë. Shkurt, aventura e katër skuadrave shqiptare ishte një dështim i plotë. Kështu, të katër skuadrat shqiptare që morën pjesë në Europë – Skënderbeu, në Ligën e Kampioneve, Flamurtari, Teuta dhe Tirana në Ligën e Europës, u eliminuan.  Tirana mund të krenohet se kaloi një tur, pikërisht atë të parin, kur përballë pati luksemburgasit e Grevenmakerit. Në total, skuadrat tona ne 10 ndeshje, fituan 2 ndeshje, barazuan 2 dhe humbën 6. Në fakt, vetëm 7 ekipe nga 14 pjesëmarrëse në kompeticionet europiane kanë mundur ta kalojnë të paktën 1 herë turin e parë: Tirana (11 herë), Vllaznia (7), Dinamo (3), Partizani (3), Besa (3), Flamurtari (2), Teuta (1). Kulmin e ka arritur Flamurtari në edicionin 1987-1988, kur arriti të kalonte në turin e tretë të Kupës UEFA.

LIGA E KAMPIONEVE

Skëndërbeu, pa këllqe kundër hungarezëve

 Për Skënderbeun kjo ishte paraqitja e tij e dytë ndërkombëtare, dhe e dyta në Ligën e Kampioneve, pas asj të sezonit të kaluar me qipriotët e APOEL-in Nikosias. Sebino Plaku shkroi emri e tij në historinë ndërkombëtare të Skënderbeut, kur sulmuesi i kampionëve të Shqipërisë shënoi në minutën e 65-te, golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj hungarezëve të Debrecenit, në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve. Skënderbeu regjistroi suksesin e tij të parë historik në kompeticionet europiane, pasi edicionin e kaluar i humbi të dyja ndeshjet kundër qipriotëve të APOEL Nikosisë, duke pësuar gjashtë gola pa shënuar asnjë. Një sukses i merituar i Skënderbeut, që në mungesë të kapitenit zyrtar, Bledi Shkëmbi, bëri një lojë kompakte, nga portieri-kapiten Orges Shehi, debutuesi Erjon Vuçaj, mesfushori i Kombëtares, Gjergji Muzaka dhe deri te finalizuesi, Sebino Plaku. Ky i fundit shpërdoroi një rast të mirë në minutat e para, ndërkohë që goditi traversën. Por, tjetër melodi ishte në ndeshjen e kthimit. Skënderbeu pësoi një humbje të thellë 3-0 me Debrecenin, në Hungari, në ndeshjen e dytë të turit të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Golat për hungarezët u shënuan nga Kulibali 12’ dhe 87’, dhe Varga 58’. Debreceni goditi edhe shtyllën. Sezonin e kaluar, Skënderbeu u eliminua po në turin e parë nga qipriotet e APOEL Nikosia.

  LIGA E EUROPËS

 Tirana thyen Grevenmakerin, por turpërohet nga Alesundi

 TURI I PARË – Në turin e parë eliminator të Ligës së Europës, Tirana eliminoi luksemburgasit e Grevemakerit. Tirana fitoi 2-0 me Grevenmakerin, në ndeshjen e parë në “Qemal Stafa”, falë dy golave të realizuar në harkun e shtatë minutave të fundit të pjesës së parë, me anë të Elton Muçollarit dhe Nertil Ferrajt. Një fitore e qartë, por me një Tiranë që u shfaq shumë e fortë dhe e lëvizshme në pjesën e parë, dhe e lodhur dhe pa forcë konkretizuese në të dytën. Gjithsesi, me avantazhin e dy golave, fituesit e Kupës së Shqipërisë udhëtojnë më te qetë drejt Luksemburgut, ku do të luhen 90 minutat e dyta. Për Tiranën debutuan tri blerjet e reja: Pashaj, Muçollari dhe Çota. Tirana ushtroi presion nga minuta e parë, duke synuar qartazi portën e Grevenmakerit të mbrojtur nga Arnod Shab. Pas një volumi loje të madh dhe një dominimi të qartë, Tirana gjeti golin në minutën e 40-të, ku protagonisti ishte blerja e re verore, Elton Muçollari. Një gjuajtje rrëqethëse tokas dhe 1-0 për Tiranën. Entuziazmi në “Qemal Stafa” është i madh, dhe pas një kombinacioni Ahmataj-Ferraj, ky i fundit shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, pikërisht në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. 2-0. Tirana barazoi 0-0 në ndeshjen e kthimit kundër Grevenmakerit, në “Jos Nosbaum” të Dudelanzhit, e që e çoi rezultatin e përgjithshëm në 2-0 për bardheblutë, duke u kualifikuar për në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Për 24 herë kampionët e Shqipërisë kjo është hera e 11-të që kalon një tur eliminator, teksa e kanë arritur atë 6 herë në Ligën e Kampioneve (1982-1983, 1988-1989, 1989-1990, 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006), 2 herë në Kupën e Kupave (1986-1987, 1994-1995) dhe 2 herë në Ligën e Europës (2006-2007, 2010-2011, 2012-2013).

 TURI I DYTË – Në turin e dytë eliminator, Tirana u përball me norvegjezët e Alesundit. Edhe pse shënoi e parë me anë të Mirel Cotës (38’, asist i Takut), Tirana barazoi 1-1 me Aleesund, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Europës. Golin e barazimit për norvegjezët e realizoi sulmuesi xhamajkan Tremen Stjuart në minutën e 57-të. 24 herë kampionët e ndjenë mungesën e sulmuesit Bekim Balaj, ndërkohë që trajneri spanjoll Hulian Rubio e kishte çuar mesfushorin veteran Klodian Duro në tribunë.

Gjithçka do te vendoset ne ndeshjen e kthimit, qe do të luhet pas një jave. Por, ndeshja e kthimit pati histori shumë të hidhur. Tirana koleksionoi një humbje 5-0 me norvegjezët e Alesundit, në ndeshjen e kthimit të turit të dytë eliminator, duke i dhënë fund me turp aventurës europiane, duke u eliminuar nga Liga e Europës me rezultatin e përgjithshëm 1-6. Rekordmenët e Shqipërisë mbërritën në Norvegji pas barazimit 1-1 në “Qemal Stafa”, por performanca e djemve të Hulian Rubios ishte për të ardhur keq.

Alesundi shënoi golin e parë në minutën e 45-të me anë të Barrantes, për të vazhduar më pas me Nejshën (48’), Xhejms (64’ dhe 77’) dhe për ta mbyllur me Stjuart (83’). Norvegjezët u ankuan në UEFA, për mënyrën sesi Tirana i pësoi golat e fundit, duke hedhur dyshimin se, shqiptarët i kishin lënë vetëm golat.

  Flamurtari, asnjë gol dhe dy humbje

  Flamurtari humbi 1-0 me Honvedin e Budapestit, në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Ligës së Europës, duke e komplikuar jo pak çështjen e kualifikimit për në turin e dytë.

Vlonjatët nuk u ndihmuan dot as nga entuziazmi i tifozëve të shumtë, në ndeshjen e parë historike të zhvilluar me drita në stadiumin “Flamurtari”, ndërkohë që as prania e trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi, nuk u solli fat kuqezinjve. Pjesa e dyte nisi me një gol të shpejtë të Honvedit, e të realizuar nga mesfushori 20-vjeçar Riçard Vernes, ky i fundit shfrytëzoi në maksimum një vendosje të gabuar të mbrojtjes së vlonjate, Julian Brahjes dhe kroatit Toni Pezo, për të shënuar në minutën e 46-të. Flamurtari-Honved 0-1.

  Teuta, 9 gola të pësuar në 180 minuta

 Teuta humbi me rezultatin e thellë 0-3 me gjeorgjianët e Metalugi Rustavit, në “Niko Dovana”, në ndeshjen e parë të Ligës së Europës, duke i dhënë fund parakohe aventurës në kompeticionin e dytë europian më të rëndësishëm për klube, edhe pse do të luajë pas një jave ndeshjen e kthimit në Gjeorgji. Të tre golat u pësuan në harkuan e 15 minutave të fundit të takimit, duke i dhënë fund ëndrrës së presidentit Hasanbelliu dhe trajnerit Lika.

Në pjesën e dytë, gjeorgjianët janë më aktivë dhe synojnë më shpesh portën e Rizvanit. Minuta e 60-të ishte vërtet drithëruese për Teutën. Topi i goditur në mënyrë potente nga një futbollit i Metalurg Rustavi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të Rizvanit. Trajneri Lika bëri zëvendësimin e parë, duke larguar Mnacakun dhe hedhur në fushë kosovarin Pajaziti, por durrsakëve u mungon pasimi i fundit. Në minutën e 77-të, pasi një kundërsulmi të shpejtë mjaft efikas nga e majta e sulmit të Matelurg Rustavi, Tatanashvili, që ka vetëm dy minuta në fushë, i hedhur si zëvendësues në lojë, shënon golin e parë për gjeogjianët, duke thyer qëndresën e Teutës deri në ato momente. Shatë minuta më pas, ishte Getsadze ai që dyfishoi shifrat, ndërsa Kvaratskhleia që shënon me penallti golin e tretë, në minutën e dytë shtesë. 0-3. Pas humbjes 3-0 në “Niko Dovana” një javë më parë, Teuta pësoi një tjetër akoma më të thellë 6-1 në “Mikheil Meskhi” të  Tbilisit, përballë gjeorgjianëve të Metalurgi Rustavit, duke pësuar nëntë gola në 180 minuta, dhe u eliminuar me turp nga Liga e Europës. Në fakt, “turp”, mund ta quajnë vetëm mediat, pasi të tjera llogari vlejnë sot në botën e futbollit komercial.

Për herë të fundit, Teuta kishte humbur me gjashtë gola të pësuar në transfertë, në sezonin 2007-2008 të Kupës UEFA, kur humbi 6-2 me kroatët e Slaven Belupos. Teuta mbërriti në Gjeorgji me deficitin e tre golave të pësuar në shtëpi dhe thuajse pa asnjë shpresë për të kaluar në turin e dytë, ndërkohë që shkatërrimi i durrsakëve nisi në minutën e 14-të, kur mesfushori 21-vjeçar Giorgi Tekturmanidze shënoi në portën e Rizvanit. Po ky lojtar dyfishoi shifrat në minutën e 19-të, për t’ia lënë radhën sulmuesit 28-vjeçar Dimitri Tatanashvili të realizojë golin e tretën në të 37’ dhe mbyllur dhe pjesën e parë. Me rezultatin e përgjithshëm 6-0, Metalurgi kreu dy zëvendësime më fillimin e pjesës së dytë, duke hedhur në fushë dy lojtarë të rin, 22-vjeçarin Gavashelishvili dhe 23-vjeçarin Giorgi Katvaradze, për t’u dhënë dhe atyre mundësi të shënojnë në portën durrsake.

Edhe trajneri Hasan Lika ndërhyri në formacion, duke larguar Veliaj, Nikën dhe Dostin, për Altin Hoxhën, kosovain Pajaziti dhe veteranin Devollit. Gjithsesi, situata nuk ndryshoi. Metalurgi realizoi katërt në minutën e 59-të, me anë të Revaz Getsadzes, përpara se 19-vjeçari Alfred Deliallisi të shënontë golin e nderit për Teutën në të 65’, pas një shërbimi të Bledar Mancakut.

Pas katër minutash, 69’, Tanashvali e çoi në 5-1 rezultatin, dhe pas katër të tjerash, Giorgi Mikaberidze fiksoi shifrat përfundimtare 6-1. Me rezultatin e përgjithshëm negativ 1-9, Teuta i dha fund me turp paraqitjes së saj pas pesë vitesh mungesë ne Europe, por humbja katastrofike në Tbilisi, pa dyshim i ka bërë disa të lumtur.

KALIMI I NJË TURI

LIGA E KAMPIONEVE

Tirana: 6 herë (1982-1983, 1988-1989, 1989-1990, 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006)

Vllaznia: 1 herë (2001-2002)

Dinamo: 1 herë (2002-2003)

 

LIGA E EUROPËS

Dinamo: 1 herë (1985-1986)

Flamurtari: 2 herë (1987-1988, 2011-2012)

Partizani: 1 herë (2004-2005)

Vllaznia: 3 herë (2008-2009, 2009-2010, 2011-2012)

Tirana: 1 herë (2006-2007)

Besa: 1 herë (2007-2008)

 

KUPA E KUPAVE

Tirana: 2 herë (1986-1987, 1994-1995)

Partizani: 1 herë (1970-1971)

Besa: 1 herë (1972-1973)

Vllaznia: 1 herë (1987-1988)

Dinamo: 1 herë (1989-1990)

Teuta: 1 herë (1995-1996)

 

KUPA INTERTOTO

Teuta: 1 herë (2002)

Partizani: 1 herë (2003)

Vllaznia: 1 herë (2004, 2007)

Besa: 1 herë (2008)

 

DY TURE

Flamurtari: 1 herë (1987-1988)

 

 

 

LIGA E KAMPIONËVE

TURI I DYTË ELIMINATOR

 

Skënderbeu-Debrecen       1-0

Debrecen-Skënderbeu       3-0

Debreceni u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 3-1

 

 

LIGA E EUROPËS

 

TURI I PARË ELIMINATOR

 

 

Flamurtari-Honved          0-1

Honved-Flamurtari          2-0

Honvedi u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 3-0

 

Teuta-Metalurgi Rustav     0-3

Metalurg Rustavi-Teuta     6-1

Metalurgi Rustavi u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 9-1

 

Tirana-Grevenmaker        2-0

Grevenmaker-Tirana        0-0

Tirana u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 2-

 

TURI I DYTË

 

Tirana-Alesund             1-1

Alesund-Tirana             5-0

Alesundi u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 6-1

KUALIFIKIMET NË EUROPË

PËRMBLEDHËSE

Tirana: 11 herë (1982-1983, 1986-1987, 1988-1989, 1989-1990, 1994-1995 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006, 2006-2007, 2010-2011, 2012-2013)

Vllaznia: 7 herë (1987-1988, 2001-2002, 2004, 2007, 2008-2009, 2009-2010, 2011-2012)

Dinamo: 3 herë (2002-2003, 1985-1986, 1989-1990)

Partizani: 3 herë (1970-1971, 2004-2005, 2003)

Besa: 3 herë (1972-1973, 2007-2008, 2008)

Flamurtari: 2 herë (1987-1988, 2011-2012)

Teuta: 1 herë (1995-1996, 2002)