Dëshpërimi i Ronaldos pas golit të Messit, gati sa nuk po qante…

601
Në “El Clasico”, ku Barcelona fitoi me rezultat 3-2 kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu” lojtari i ndeshjes ishte Lionel Messi. “Los Blancos” edhe pse dhjetë lojtarë arritën të barazonin rezultatin në 2-2, mirëpo nga një kundërsulm i katalanasve kur pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, i jashtëtokësori Messi shënoi golin e nokautit dhe të fitores për katalanasit. Ky gol dëshpëroi dhe zhgënjeu pamasë Cristiano Ronaldon, i cili nuk ia doli të shkëlqente në këtë ndeshje. Pas golit të Messit, portugezi nuk i mbajti emocionet dhe reagoi i mërzitur përpara tifozëve dhe kamerave ku mimika e tij tregon sa gati sa nuk po qante nga dëshpërimi…
Sigal