Dëshira e Pogba, Do të isha shumë i lumtur nëse Juve fiton me Realin

707
Pol Pogba ka shënuar në finalen e Europa League përballë Ajaksit të Amsterdamit golin e parë të takimit, natyrisht edhe me fat, por në finale dhe duhet edhe fat.

Këte uron francezi për ish skuadrën e tij Juventus, e cila do të ndeshet në finalen e madhe të Cardifit përballë galaktikëve të Real Madrid
Paul Pogba ruan ende një simpati të madhe për ish-skuadrën e tij, Juventus, teksa është shprehur se do të bëjë tifo për ta në finalen e Championsit që do të luhet më 3 qershor. Francezi e ka shprehur hapur dëshirën e tij që bardhezinjtë të fitojnë trofeun dhe gjatë gushtit të përballet me ta në Superkupën e Europë.
“Nëse Juventusi fiton Ligën e Kampionëve, unë do të jem shumë, shumë i lumtur. Atëherë do të luaja kundër ish-skuadrës sime në finalen e Superkupës së Europës. Për momentin u uroj fat të mirë ish-shokëve të mi”, u shpreh ai për “Sky Sport Italia”.
Sigal