Deschamps inatoset me lojtarët e tij: E keni mendjen te flokët, jo te loja

61
“Nuk jeni profesionistë”, kështu u është drejtuar trajneri i kombëtares së Francës lojtarëve të tij në përfundim të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Belgjikës (0-2) raporton gazeta franceze “L’Equipe”.
“Kam përshtypjen që ju jeni më shumë të shqetësuar për modelin e flokëve dhe aksesorët sesa për këtë ndeshje”, është shprehur trajneri fracez, Didier Deschamps.
Në përfundim, Franca u mund 4-3, duke shënuar dy gola në fund të takimit falë zëvendësime efektive të trajnerit 46-vjeçar. 
Këtë të shtunë, kombëtarja franceze do të luajë në “Elbasan Arena” ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e fundit miqësore para pushimeve verore.