Derbi Vllaznia-Kukësi, minutat para ndeshjes i luajnë presidentët

478
Sigal

Kategoria Superiore, ndeshjet e javës 15-të. Skënderbeu luan në Fier; Flamurtari rikthehet në Laç

Java e 15-të e Kategorisë Superiore do të nisë të shtunën me tri ndeshje, ku spikat derbi i veriut Vllaznia-Kukësi. Të dyja skuadrat vijnë në ballafaqimin e dytë midis tyre në këtë sezon, pas fitoreve në transfertë: Vllaznia fitoi me Skënderbeun (në Korçë), ndërsa Kukësi me Luftëtarin (në Gjirokastër). E shtuna ofron edhe ndeshjet Teuta-Luftëtari dhe Tomori-Besa. Beratasit synojnë fitoren e parë në këtë kampionat. Të dielën, lideri i kampionatit, Skënderbeu, do të luajë me Apoloninë në Fier. Kampionët në fuqi nuk mund t’ia lejojnë veten të dështojnë dy ndeshje radhazi. Java e 15-të propozon dhe këto takime të dielën: Laçi-Flamurtari, Bylis-Kastrioti dhe Shkumbini-Tirana.

 VLLAZNIA-KUKËSI

Kjo ndeshje është shndërruar në premtime premiosh. Presidenti i Vllaznisë, pas shpërblimit me 5 milionë lekë (të vjetër) dhënë lojtarëve dhe stafit të skuadrës për fitoren ndaj Skënderbeut (0-1) në Korçë, po e përdor sërish “efektin shpërblim” edhe ndaj një rivalit të respektuar në këtë sezon, Kukësit. Sërish Çela ka afruar 5 milionë lekë, për fitoren ndaj kuksianëve në “Loro Boriçi”, këta të fundit drejtohen nga trajneri shkodran Armando Cungu. Në takimin e fazës së parë, të luajtur në “Zeqir Imeri” ndeshja u mbyll në barazim pa gola (Vllazninë atëherë e drejtonte Shpëtim Duro). Ndeshja kundër Kukësit do të jetë dhe e para e trajnerit Artan Bushati përpara publikut shkodran dhe ai dëshiron ta festojë me fitore. Në të njëjtën linjë është edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Fitorja 3-1 me Luftëtarin në Gjirokastër i mbajti gjallë shpresat e kuksianëve për një vend në Europë. Edhe Gjici ka planifikuar shpërblimin e lojtarëve për një rezultat pozitiv në Shkodër.

 TEUTA-LUFTËTARI

Durrsakët po bëjnë një sezon me dy pamje: shumë të fortë në kampionat (janë në vend të dytë) dhe tmerrësisht të dobët në Kupë (në çerekfinale kanë pësuar katër humbje në po aq ndeshje). Teuta fitoi 3-0 me Shkumbinin në debutimin e trajnerit të ri Magani, ndërsa gjirokastritët humbën me Kukësin në shtëpi. Gjithsesi, në fazën e parë Luftëtari (atëherë në drejtimin e Nevil Dedes) fitoi 4-1, çka solli edhe shkarkimin e Hasan Likës nga bankina durrsake. Teuta synon fitoren e radhës.

TOMORI-BESA

Tomori është skuadra e vetme e Kategorisë Superiore që, nuk e ka shijuar ende fitoren në këto 14 javë të luajtura (6 barazime dhe 8 humbje). Beratasit humbën 1-0 me Tiranë në “Qemal Stafa”, por trajneri Madrid Muxhaj beson se ndaj Besës ka ardhur momenti  për të shijuar trepikëshin e parë. Kavajasit – humbën me Laçin në Peqin – po vazhdojnë të përjetojnë një sezon jo të mirë, kjo e kombinuar edhe me problemet financiare, pavarësisht se presidenti Bizhdili u dha një nga tre rrogat e prapambetura.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA XV

16.02.2013

Teuta-Luftëtari      14:00

Tomori-Besa          14:00

Vllaznia-Kukësi      17:00

16.02.2013

Laçi-Flamurtari      14:00

Bylis-Kastrioti      14:00

Apolonia-Skënderbeu  14:00

Shkumbini-Tirana           14:00

RENDITJA

 1    Skënderbeu      14   +18  33

2    Teuta           14   +6   26

3    Tirana          14   +6   25

4    Kukësi          14   +7   24

5    Laçi            14   +2   24

6    Flamurtari      14   +8   22

7    Bylis           14   +3   21

8    Vllaznia        14   +2   20

9    Kastrioti       14   -4   18

10   Besa            14   -3   16

11   Shkumbini       14   -10  12

12   Luftëtari       14   -8   11

13   Apolonia        14   -14  8

14   Tomori          14   -13  6

Kategoria e Parë

Partizani, për fitore në Sarandë

Kategoria e Parë do të luajë të shtunën ndeshjet e javës së 17-të. Lushnja kryesuese do të luajë në Velipojë me Adën, me këtë të fundit që barazoi një javë më parë në kryeqytet me Partizanin. Të kuqtë do të udhëtojnë në Sarandë, duke synuar fitoren me Butrintin vendas. Dinamo do të presë Gramshin në “Qemal Stafa”,. Ndërsa Mamurrasi i vendit të dytë do të udhëtojë në Fushë-Krujë, ku ka punë me Ilirinë. Pogradeci pret Besëlidhjen, me lezhjanët që ndodhen në një pozicion të vështirë. Takimet e tjera të kësaj jave janë: Burreli-Himara, Tërbuni-Naftëtari dhe Elbasani-Kamza. Lushnja kryeson me 37 pikë, pesë më shumë se Mamurrasi i vendit të dytë.

 KATEGORIA E PARË

Java XVII

16.02.2013

Pogradeci-Besëlidhja 14:30

Iliria-Mamurrasi           14:30

Dinamo-Gramshi       14:30

Burreli-Himara       14:30

Tërbuni-Naftëtari    14:30

Elbasani-Kamza       14:30

Butrinti-Partizani   14:30

Ada-Lushnja          14:30

RENDITJA

1    Lushnja         16   +16  37

2    Mamurrasi       16   +10  32

3    Pogradeci       16   +6   29

4    Partizani       16   +0   28

5    Tërbuni         16   +10  25

6    Iliria          16   +3   23

7    Butrinti        16   +2   23

8    Dinamo          16   +0   20

9    Burreli         16   +0   20

10   Gramshi         16   -6   20

11   Elbasani        16   -7   18

12   Ada             16   -3   16

13   Himara          16   -4   16

14   Besëlidhja      16   -4   15

15   Kamza           16   -8   15

16   Naftëtari       16   -15  8

 Bekham, 17 mijë euro në natë për suitën

 David Bekham do të qëndrojë në një prej hoteleve më të shtrenjta të Parisit, gjatë qëndrimit të tij pesë mujor te Paris Saitn Zhermeni. Ai do të akomodohet në suitën e hotelit Bristol, ku do të paguajë 17 mijë euro në natë, dhe në të është përfshirë dhe mëngjesi. Nëse Paris Sën Zhermeni dëshironte të tërhiqte vëmendjen me ardhjen e David Bekhamit, klubi francez ia ka arritur, të paktën në rrjetet sociale. Nënshkrimi i yllit anglez në Paris ka gjeneruar të paktën 300 mijë përmendje të emrit të Bekhamit në rrjetin social Tëitter. Sipas një studimi të realizuar nga “Sport Market” dhe “Synthesio”, nga 31 janari e në vazhdim, Bekhami është përmendur mbi 95 mijë herë nga komentuesit europianë, në Amerikën e Veriut (39 691) dhe në Amerikën e Jugut (15 411).

 Majkell Xhordan fiton 80 mln dollarë në vit

 Edhe pse Majkëll Xhordan do të mbushë 50 vjeç ditën e diel, ai përsëri është një makinë e jashtëzakonshme parash. Ish-basketbollisti i njohur amerikan, gjashtë herë kampion me Çikago Bulls, është një nga sportistët më të marketuar nm planet. Vetëm vitin e kaluar ai fitoi rreth 80 milionë dollarë nga partnerët e tij komercialë si Nike, Gatorade, Hanes, Upper Deck, 2K Sports, Presbyterian Healthcare dhe Five Star Fragrances. Asetet e tjera të Xhordanin përfshijnë gjashtë restorante dhe disa aktivitete të tjera. Kontrata e tij e parë, ajo me Nike në vitin 1984 ishte për vetëm 500 mijë dollarë në vit, por sot ajo gjeneron tani rreth 60 milionë dollarë.

 upa e Konfederatave 4.1 mln USD për kampionin

 FIFA do të paguajë 4.1 milionë dollarë fituesin e Kupës së Konfederatave. FIFA tha se shuma totale prej 20 milionë dollarësh do të ndahet midis tetë ekipeve që do të marrin pjesë në “ëarm-up” të Kupës së Botës, event që do të mbahet në Brazil nga 15-30 qershor. Shuma e vendosur në Kupën e Konfederatave, të zhvilluar në Afrikën e Jugut, në vitin 2009, ishte 17.6 milionë dollarë.

Ekipi humbës në finale do të marrë 3.6 milionë dollarë; vendi i tretë 3 milionë dollarë dhe ai i katërt, 2.5 milionë dollarë.

Ekipet që nuk do të avancojnë midis katër më të mirave do të marrin nga 1.7 milionë dollarë. Në Kupën e Konfederatave do të marrin pjesë: Brazili (si vend organizator), Spanja (kampione e Euro 2012), Italia (vendi i dytë në Euro 2012), Japonia, Meksika, Nigeria, Tahiti dhe Uruguai.

 Rrihen për vdekje, tifozët e Liverpulit sulmohen ne Rusi

 Tifozët e Liverpulit u sulmuan ashpër në Rusi, para dhe pas ndeshjes së tyre të Ligës së Europës me Zenit St. Petersburgun.

Sipas një raporti të publikuar në televizioni “Peter TV” të St. Petërsburgut, mbrëmjen para ndeshjes – të cilën “Redsat” e humbën 2-0 – një grup i fuqishëm prej 40 vetash i sulmuan tifozët britanikë sapo ata po dilnin nga një bar i qytetit. Mediat ruse thanë se një tjetër grup tifozësh anglezë u sulmuan teksa ata udhëtonin me metro drejt stadiumit “Petrovski”. Klubi rus i dënoi aktet e dhunës.

 Fernando Peyroto, shënuesi më efektiv ne botë

 Fernando Baptista Peyroto. Ky është golashënuesi më efektiv në botë, përsa u përkët realizimit të golave. Periudha e krahasuar nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS, i përket viteve 1888-2012, pra 124 vjet. Portugezi ka shënuar 331 gola në 197 ndeshje, me një mesatare shënimi 1.680 gola për ndeshje. Peyroto ka luajtur në vitet 1937-1949. Në vend të dytë është austro-çekosllovaku Jozef Bican: 518 gola në 341 ndeshje, 1931-1995, 1.519 gola për ndeshje. Hungarezi Imre Shloser renitet në vendin e tretë: 417 gola në 318 ndeshje, 1905-1928, 1.311 gola për ndeshje. Interesant është fakti se, braziliani Pele renditet në vendin e 20-të: 541 gola në 560 ndeshje, 1957-1977, 0.966 gola për ndeshje.

  Kampioni Oskar Pistorius akuzohet për vrasje

 Legjenda e paraolimpizmit, Oskar Pistorius, sprintieri i famshëm afrikanojugor, i cili garon me këmbë hekuri poshtë gjunjëve, u akuzua zyrtarisht për vrasjen e të fejuarës së tij, Riva Stinkamp, në orët e para të mëngjesit të Shën Valentinit. Gjatë seancës gjyqësore në Pretoria, para gjykatësit Desmont Nair u shpall dhe akuza kundër kampionit para-olimpik. Pistorius

shpërtheu në lot. Hetuesit kanë mbledhur një tjetër provë kundër tij, një njollë gjaku në dhomën e gjumit që mund të përshpejtojë procesin. Audience e radhës u fiksua për në datën 19 shkurt, për ti lejuar avokatëve mbrojtës të atletit për të përgatitur kërkesën për lirimin me kusht. Pistorius është kampion paraolimpik në 100, 200 dhe 400 metra. Ai ka fituar gjashtë medalje të arta.

 Alban Meha, gol dhe asist për Padebornin

 Mesfushori i Padebornit dhe i Kombëtares shqiptare, Alban Meha, duket se ka rilindur në fazën e dytë të Bundesligës së Dytë gjermane. Fantazisti shënoi me penallti (40’) golin e dytë të skuadrës së tij, në fitorem e pastër 2-0 ndaj Erzgebirge Aue, në takimin e vlefshëm për javën e 22-të. Për Mehën ky ishte goli i dytë rresht dhe i katërti sezonal. Albani dha edhe asistin e golit të realizuar nga Fajsthamel (28’). Pas kësaj fitoreje, Padeborni u ngjit në vendin e 11-të me 26 pikë.