Derbi Tirana-Partizani, çmimet e biletave “të kripura”

922
Tirana kërkon që ta shfrytëzojë maksimalisht ndeshjen derbi përballë Partizanit për të përfituar financiarisht. 
Duke qenë se kapaciteti është shumë herë më i vogël se kur ndeshjet zhvilloheshin në ‘Qemal Stafa’, klubi bardheblu ka vendosur që të rrisë ndjeshëm çmimet e biletave për sfidën e së hënës, teksa bileta më e lirë është në tribunat D2/G2, 500 lekë, ndërsa më e shtrenjta është 20-25 mijë lekë të vjetra në tribunat A1 dhe B1.
Njoftimi i plotë
Cmimet e biletave dhe ndarja e stadiumit
Jane percaktuar zyrtarisht cmimet e biletave per ndeshjen e te henes Tirana – Partizani. Biletat dalin neser ne shitje tek stadiumi “Selman Stermasi”.
Drejtuesit e klubit kane patur sot nje takim me Policine per te percaktuar perfundimisht ndarjen e stadiumit.
Per efekt te masave te sigurise eshte vendosur nga Policia qe tifozet e Partizanit te vendosen vetem ne krahun e majte te tribunes qendrore, perkatesisht ne sektoret B1,B2,C1,C2.
Sektoret per tifozerine e Partizanit kane nje kapacitet me 2 mije vende. Tifozeria bardheblu do te kete ne dispozicion te gjithe sektoret e tjere te stadiumit, perkatesisht sektoret A1,A2, H1, H2, E, F, D1, D2, G1, G2.
Biletat duke nisur nga mengjesi i te dieles do te dalin ne shitje. Ne oret ne vazhdim do te publikohet nje ndarje grafike e sektoreve te stadiumit.
Cmimet e biletave
Tribuna A1 – 2500 leke (te reja)
Tribuna A2 – 2000 leke
Tribuna H1/H2 – 600 leke
Tribuna D1/E/F/G1 – 600 leke
Tribuna D2/G2 – 500 leke
Sektoret e Partizanit
Tribuna B1 – 2500 leke (te reja)
Tribuna B2 – 2000 leke
Tribuna C1- 600 leke
Tribuna C2 – 600 leke 
Sigal