Derbi kryeqytetas surprizon, ja kush do të gjykojë

389
Sigal

Derbi mes Tiranës dhe Partizani është jo vetëm sfida më e zjarrtë e kampionatit shqiptar, por dhe sfida që mbart më së shumti rekorde brenda krahasuar me çdo përballje tjetër. Ndaj, duke qenë e tillë, edhe kësaj radhe derbi i madh u kryeqytetit nuk do të zhgënjejë.

Kësaj radhe do të mbahet mend gjatë sepse në një ndeshje të Kategorisë Superiore, do të thyhet tabuja mashkullore pasi mes gjyqtarëve të takimit, do të jetë dhe një gjyqtare femër.

Bëhet fjalë për Emanuala Rustën, gjyqtaren nga Elbasani që në fillim të këtij viti, arriti të marrë stemën e FIFA-s, duke u bërë e para gjyqtaret femër nga Shqipëria që gradohet në nivel ndërkombëtar.

Rusta mësohet se do të jetë gjyqtare linje dhe do të asistojë kryesorin Enea Jorgji në momentet delikate që mund të zhvillohen në zonën e rreptësisë.