Derbi i Kryeqytetit- Dyndje tifozësh drejt “Selman Stërmasit, mbesin jashtë mjaft mbështetës

494

 

Sigal

Duhet
edhe pak minuta që të nis derbi i shumëpritur por disa nga tifozët duket se do
të mbesin jashtë stadiumit ose më e pakta do të futen me vonesë.

Vetëm në orën 17:00 ka nisur hyrja
e tifozëve në stadium. Kjo ka sjellë radhë të gjata duke shtuar këtu edhe
kontrollet e imtësishme nga ana e policisë. Përveçse në tribunën “Vip” të
gjitha hyrjet e tjera janë në situatë të ngjashme.

Një lajm i mirë për të gjithë
nostalgjikët është se në “Selman Stërmasi” nuk do të ketë asnjë karrige bosh.
Të gjithe biletat janë të shitura konfirmuar edhe nga klubi i Tiranës. Në
aspektin e lojës nuk është i sigurtë spektakli por në atë të tifozëve po.