Pas hetimeve të kryera në Itali, rezulton se mafia ka shtrirë duart edhe në futboll, duke bashkëpunuar jo vetëm më drejtues klubesh, por edhe me futbollistë.

Rasti më i fundit i zbuluar nga hetimet rezulton të jetë ish-futbollisti Juventusit dhe Udinezes, Vinçenco Jaquinta. Drejtësia italiane ka dënuar sot ish-futbollistin me dy vite burg për armëmbajtje pa leje si dhe lidhje me elementë mafiozë.

Siç raportojnë mediat italiane, në disa përgjime të operacionit “Aemilia” thuhet mes tjerash se disa elementë mafiozë ishin gati të ushtronin presione tek trajnerët, që ai të luante rregullisht me skuadrat respektive.

Gjatë kohës kur u dha vendimi, ish-futbollisti dhe babai i tij janë ngritur në këmbë, duke mos u pajtuar me vendimin e dhënë: “Qesharake, ky është një turp i madh”.