Dënimi, UEFA: Shpjegim 24 faqe për Serbinë, ja pse u zbritën 3 pikë

456
Sigal

Federata serbe ka marrë një dokument orej 24 faqesh në të cilin argumentohet vendimi I Komisionit të Disiplinës së Uefas për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ndërsa një tjetër dokument me shpjegimet e vendimit ka mbërritur edhe në FSHF.Zv/sekretari I përgjithshëm I Federatës serbe Ivkovic sqaron për mediat vendase:

“Kemi marrë një shpjegim prej 24 faqesh .Në shpjegimin që na është dhënë ne nuk thuhet pse Shqipëria e humbi ndeshjen pasi ky argument do ketë mbërritur në Federatën Shqiptare.Ne na është shpjeguar pse na u zbritën tre pikët dhe arsyet janë:Tifozët kanë invaduar fushën, kanë përdorur sende pirroteknike, janë dërguar në fushën e lojës sende të forta si karrige dhe futja në fushë e Ivan Bogdanov.Ne po përgatisim dokumentacionin për ta dërguar më pas në Komisionin e Apelit”tha zyrtari I Federatës serbe.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës në UEFA i dha Serbisë ndeshjen në tavolinë 3-0, por i zbriti tre pikë nga klasifikimi dhe e dënoi me dy ndeshje pa tifozë.Të dyja Federatat u gjobitën me nga 100 mijë euro.Edhe Federata Shqiptare do e apelojë vendimin.