Dëmtohet Lorik Cana, rrezikon ndeshjen me Serbinë

457
Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë ka lënë ndeshjen ndal Lilës, që po luhet në këto momente pas një dëmtimi. Lorik Cana u zëvendësua në minutën e 57-të pasi u dëmtua në kyçin e këmbës së majtë gjatë një ndërhyrjeje, ku u ndëshkua dhe me karton të verdhë.
Ende nuk është përcaktuar nëse kemi të bëjmë me ndonjë dëmtim serioz. Duhet veçuar se një dëmtim i rëndë do ta mbante atë larg fushës në ndeshjen me Serbinë, që do të luhet më 8 tetor në “Elbasan Arena”.
Sigal