Dëmtimi i Salah shton shanset për Shaqirin, tifozët e duan në formacion

450
Sigal

Mohamed Salah nuk do të jetë i gatshëm për Liverpulin në ndeshjen e fundjavës në kampionat, pasi pësoi një dëmtim kur ishte i grumbulluar me kombëtaren e Egjiptit.

Si pasojë, kjo shihet një mundësi shumë e mirë për Shaqirin që ta nisë si titullar sfidën. Mendohet se Klop do të luajë me Mane, Firmonjo dhe Starrixh në sulm, gjë që ka acaruar jo pak tifozët e kuq.

Tifozeria e Liverpulit “KOP”, ka kërkuar që Shaqiri ta nisë si titullar në fundjavë, pasi ka ardhur koha që ata të shohin se çfarë mund të bëjë lojtari me origjinë shqiptare nëse luan 90 minuta të plota, pasi janë impresionuar gjithmonë kur Shaqiri ka luajtur.