Sigal

Eros Grezda po kalon një periudhë vërtetë të pafat sa i përket dëmtimeve, të cilat po e shoqërojnë pas edhe në këto ditë të para të 2019-ës.

Sulmuesi gjakovar, i cili është pjesë e skocezëve të Glasgow Rangers, ka pësuar një tjetër dëmtim në Spanjë, ku po kryen fazën përgatitore me ekipit e tij.

Paraprakisht dyshohet për probleme me kyçin e këmbës, ndërsa ende nuk janë dhënë afate për rikuperimin e plotë, por në media qarkulloi edhe fotoja e futbollistit kuqezi, që ecte mbi paterica.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar Grezda vuajti dëmtimet e vazhdueshme, ndërsa lëndimi i tanishëm i vjen në momentin kur kishte filluar rikuperimin e plotë dhe arritjen e formës më të mirë.