Dëmtimet dhe rendimenti i dobët, Belotti nxirret në shitje

647
Andrea Belotti është në shitje. Është ky lajmi që po qarkullon në mediat italiane, me “Corriere dello Sport” që shkruan se drejtuesit e Torinos janë të gatshëm për ta lënë të lirë sulmuesin për një shifër prej 50 milion euro.
24-vjeçari nënshkroi një kontratë të re në dhjetor 2016, që përfshinte një klauzolë lirimi prej 100 milion euro, e vlefshme vetëm për klubet jashtë vendit, deri në qershor 2021, por sezoni aktual ku ai ka vuajtur nga probleme fizike dhe ka gjetur luajtur në nëntë takime në 25 javë duket se kanë bindur drejtuesit e “demave” për të hequr dorë nga Belotti.
Sipas gazetës “Corriere dello Sport” Presidenti i Torinos Urbano Kairo është tani i hapur për të lënë të lirë për vetëm 50 milion euro. Një lajm i mirë ky për skuadra si Milan, Atletico Madrid, Chelsea, Arsenal dhe PSG që shikojnë tek sulmuesi italian profilin ideal për sulmin e sezonit të ardhshëm.
Sigal