Sigal

Ousmane Dembele duket se është shumë pranë largimit nga “Camp Nou”.

Arsyeja është mjaft e thjeshtë, minutat e pakta dhe dëshira për të luajtur.

Sipas “Mundo Deportivo” për shërbimet e francezit janë interesuar klube të mëdha, por më afër tij është ekipi i “Liverpool”.

Për të fituar titullin kampion në Angli, Kloop kërkon që të afrojë sulmues cilësorë dhe Dembele mendohet se është një alternativë mjaft e mirë.

“Liverpool” po e ndjek me interes këtë çështje dhe pritet që të nisë tratativat që në muajin janar. Dembele, i cili ka qenë i lidhur edhe më parë me “Chelsean” dhe “Arsenal”- in, ka shënuar pesë herë në 13 paraqitje për “Barcelonën” këtë sezon.

Dembele u bashkua me “Barcelonën” nga “Borussia Dortmund” në verën e vitit 2017