Deklarata zyrtare e FSHF-së, ja qëndrimi për çështjen “Skënderbeu”

652
“FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut. Gjatë ditës së djeshme (të enjten), por edhe sot (dje), FSHF-ja ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar, i cili është relacioni i inspektorëve të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik. Ndonëse FSHF-ja po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu), dhe vetë UEFA-s. Por FSHF-ja do të jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s, për rastin në fjalë”.
Sigal