Deklarata e Ritvan Kullit: Fjala ‘burg’ i përket njerëzve që u ka ikur koha e pushtetit

568
Gjatë këtyre ditëve që po nënvizohen si ditë të fushatës elektorale për zgjedhjen e organeve drejtuese në FSHF, disa shoqata që funksionojnë prej më shumë se 25 vitesh në futbollin shqiptar, ishin akuzuar si “fantazmë”, ndërsa për personat që ato i drejtojnë, nga kandidati për President në FSHF, Bashkim Fino, ishte deklaruar se do të shkonin në burg. Kjo shprehje nuk i ka tingëlluar mirë specialistit të futbollit lezhjan Ritvan Kulli, i cili me kurajën e tij qytetare e sportive, nuk nguroi edhe të kundërpërgjigjej, pasi ai drejton Shoqatën Rajonale Lezhë. Për gazetën “Telegraf”, Kulli deklaroi Pse-në e kësaj kundërpërgjigjeje mediatike. “Në media e lexova akuzën për burgosje, ndaj moralisht e ndjeva të nevojshme se duhet të reagoja. Për mua është një fjalë e rëndë, sepse jam një nga ata që kam vuajtur në diktaturë dhe në 31 vite trajner, askush nuk më ka akuzuar sikundër bëri kandidati Fino. Unë drejtoj një shoqatë sportive në terren, organizimin e së cilës e ka bërë FSHF-ja, e cila nuk është as fantazmë dhe as e paligjshme. Funksionojmë pa asnjë përfitim material e interes, thjesht kontribuoj në futboll. Sa për ‘burgun’, ta gjejnë ata se çfarë shëmtie është kjo fjalë për futbollin, dhe se kush bie brenda në këtë rast”, kështu deklaroi dje Ritvan Kulli.
Sigal