Deklarata e Klopp pas fitores dramatike të Liverpoolit

401
Sigal

Liverpooli ka marrë një fitore dramatike në fund ndaj Tottenhamit me një autogol.

Padyshim që ky ishte një trepikësh i çmuar për skuadrën e Jurgen Klopp, i cili ka folur pas përfundimit të ndeshjes për golin në minutat e fundit.

“Isha i qetë pas golit të fitores, sepse ishte një surprizë. Unë e pashë goditjen me kokë dhe asgjë tjetër. Nuk e kam idenë se si hyri topi në brenda. Në pjesën e parë kishim mundësi për të shënuar më shumë. Në të dytën ishim më të rëndë dhe nuk luajtëm ashtu siç duhej. Pas golit të tyre filluam të luanim dhe shtuam ritmin”, ka thënë Klopp.

“E kam thënë se ka 500 mënyra për të fituar një ndeshje futbolli dhe kjo e sotmja ishte e shëmtuar. Megjithatë, kujt i intereson?”- ka përfunduar Klopp.