Deklarata e fortë e Takajt: Të vendosen policët në stadiume, ndryshe do ikin presidentët

463
Sigal

Pas ndeshjes me Partizanin, Presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj, ka deklaruar se, referuar situatës që u krijua mes tifozerive, ndoshta nuk ia vlen më të flasësh për futbollin e luajtur. Ai është shprehur i tronditur nga ajo që ndodhi në minutën e 73- të të takimit. “Jam tepër i tronditur edhe sot (dje), sepse ajo që ndodhi në Korçë në takimin me Partizanin, është diçka që të lë shije të keqe dhe të bën që të mendosh vetëm për atë skenë dhune. Në të tilla kushte që ofron futbolli shqiptar, të largosh policët nga stadiumi dhe të pretendosh të mbash rregullin me polici private, kjo nuk është logjika reale. Të vendosen policët në stadiume, ndryshe do ikin presidentët”, kështu ka deklaruar dje Takaj në një lidhje telefonike.