Deklarata e bujshme: “Ronaldo u largua nga Real Madrid sepse do të vinte Neymar!”

511
Sigal

Në emisionin “El Chiringuito de Jugones” u zhvillua një debat shumë interesant, në qendër të të cilit ishte Cristiano Ronaldo dhe blerja potencialisht më e bujshme e Real Madrid. “Cristiano kërkoi të largohej sepse ata i thanë portugezit se do të vinte Neymar. Edhe unë e besova, mendoja se Neymar do të luante sot për Real Madrid”, deklaroi Oscar Pereiro, fitues i “Turit të Francës 2006” gjatë debatit.

“Neymar, Mbappe ose Kane, të tjerët nuk bëjnë ndryshimin. Nëse nuk do të ishte për asnjërin prej këtyre të tre, atëherë Cristianos do t’i thoja: ‘klauzola jote 100 milionë? Jo, ti vlen 500 milionë dhe unë do të të rris rrogën tënde në 40 milionë euro në sezon’”, vijoi qëndrimin e tij Pereiro gjatë debatit në emisionin e ndjekur televiziv.