Deklarata befasuese e Messi-t: Jemi më mirë pa Neymar

Në fakt pak pritej, ose më saktë nuk kishim dëgjuar më parë deklarat të tilla të Messi-t ku shprehet se largimi i një shoku skuadre e ka bërë më të mirë lojën e ekipit. Futbollisti i Barcelonës këmbëngul se loja e katalanasve është më e mirë pa Neymar, pasi braziliani vendosi të largohej për te Paris SG për 222 milionë euro.

Argjentinasi ka deklaruar për gazetën spanjolle “Marca” se largimi i Neymar ka detyruar të tjerët të ndryshojnë stilin e lojës. “Humbëm një forcë të madhe në sulm, por kjo na ka favorizuar në aspektin mbrojtës”, citohet Messi. “Momentalisht jemi më të fortë në mesfushë dhe kemi një ekuilibër në skuadër që na bën më të qëndrueshëm në mbrojtje”.

Një fakt interesant është se Barcelona në 13 ndeshja që ka luajtur gjatë gjithë këtij sezoni nuk ka pësuar gol.

Në një intervistë të mëparshme Messi pati deklaruar se kishte mbetur i shtangur nga vendimi i Neymar për të lënë “Camp Nou”. “Deri ditën e fundit të turit tonë përgatitor në verë ai thoshte që nuk ishte i sigurt për vendimin që do të merrte”.