Dëgjoni babain e Rodriguez, zgjedh klubin e ardhshëm të kolumbianit

450
Sigal

Merkato e janarit është mbyllur vetëm pak ditë më parë por klubet e mëdha europiane vijojnë të projektojnë goditjet e ardhshme. Një nga emrat më të lakuar pritet të jetë James Rodriguez, me fantazistin kolumbian i cili është në pronësi të Real Madrid por i dhënë në formë huazimi tek Bayern Munich.

James

Si Rodriguez ashtu dhe Bayern nuk kanë ndërmend të vazhdojnë “bashkëjetesën” ndërmjet tyre, në këto kushte, në verë kolumbiani pritet të jetë një nga emrat më të “nxehtë”. Për të ndezur edhe një herë këtë temë mendon babai i tij, Wilson Rodriguez:

James Ronaldo

“Ka marrë shumë oferta. Juventus? Është shumë mik me C.Ronaldon, do të ishte një destinacion shumë i preferuar për James. Ashtu siç e shoh un futbollin, Italia do të ishte një zgjedhje e duhur”, u shpreh babai i tij në një intervistë për ‘Bild’.

James Mendez

Për të përforcuar edhe më shumë këtë pistë mendon e përditshmja spanjolle ‘Marca’ sipas së cilës, Ronaldo ka ftuar Rodrigues tek Juventus. Fabio Paratici ka folur me Jorge Mendes, agjenti i James, për ta transferuar në Torino.