DeBiasi: Nëse CAS na jep tre pikët Kualifikohemi për ‘Francë 2016’

525
Gianni De Biasi trajneri i Kombëtares deklaron se nëse CAS I jep 3 pikët Shqipërisë atëherë skuadra ka shanse që të kualifikohet direkt në Europianin “Francë 2016”.
Tekniku ka folur në mediat italiane në emisionin “Zona Calcio” në radio ku së pari ka sqaruar se pse zgjodhi Shqipërinë dhe një Kombëtare. De Biasi përgjigjet ”Sepse e vendos vetë se cilët lojtar do grumbulloj, kjo mundësi të jepet kur drejton një Kombëtare ndërsa në skuadrat e tjera ku kam punuar ka qenë e pamundur që lojtarët ti zgjidhja vetë”.
I pyetur për një kualifikim të mundshëm në Francë De Biasi deklaron” Kualifikimi ynë varet shumë nga vendimi I Gjykatës së Arbitrazhit për ndeshjen me Serbinë. Nëse ai vendim do jetë në favorin tonë atëherë kemi shanse të kualifikohemi direkt”.
Në fund prononcimin e tij trajneri I Kombëtares e mbyll duke komplimentuar Shkëlzen Gashin dhe talentin e ri Rei Manaj. 
Sigal