De Gea synon sërish një transferim në Madrid

75
Edhe pse marrëdhëniet midis dy klubeve nuk janë dhe aq të mira pas dështimit për trasferimin e Moratas, është akoma një lojtar që shpreson të trasferohet në Madrid-David De Gea.

Portieri ka folur me agjentin e tij Jorde Mendes për të bërë të mundur një lëvizje te

“Los Blancos”. Pas zhgënjimit në 2015 kur palët ranë dakord por një incident bëri që portieri të kthehej përsëri në shtëpi De Gea dëshiron ta mbyllë çështjen këtë verë.

Duke humbur Gianluigi Donnaruma pasi ky i fundit rinovoi kontratën me AC Milan drejtuesit e Madridit janë hedhur përsëri në sulm për portierin e “ Djajve të Kuq”. Presidenti i Real Madrid, Fiorentino Perez thuhet se është i gatshëm të thyej bankën për të duke ofruar një shumë plot 50ml euro . Duke parakaluar kështu edhe shifrën rekord që pagoi Manchester City për portierin e Benficas 35 mln euro.

Nëse kjo lëvizje do të bëhet e mundur Realin do të humbas portierin titullar të tanishëm Keylor Navas , që është kthyer në prioritet për Paris Saint-Germain.