De Gea-s nuk i del e keqja me kryeministrin e Spanjës: Të më kërkojë falje publike

592
Sigal

Para se Spanja të nisej për në Rusi në qendrën stërvitore pati një vizitë të veçantë. Kryeministri i vendit, Pedro Sanchez, shkoi për t’i uruar futbollistët për Botërorin, por në fund të fjalimit, teksa të gjithë duartrokisnin, ra në sy De Gea i cili jo vetëm që nuk po e bënte këtë veprim por ishte edhe tepër i zymtë.

Portieri i “La Roha-s” e mbante inat kryeministrin për një deklaratë të tij kohë më parë ku e cilësoi atë si ‘një futbollist jo të denjë për Spanjën’, si pasojë e disa akuzave që rëndonin mbi De Gea-n për abuzim seksual.

Edhe pse më vonë Sanchez i ka kërkuar falje De Gea-s, ky i fundit nuk ka pranuar. Portieri së fundmi është shprehur se kryeministri duhet ta bëjë diçka të tillë publikisht.

“Sanchez më kërkoi falje për akuzat që kishte bërë ndaj meje, por nuk mund ta pranoj këtë gjë. Ashtu siç më akuzoi publikisht për diçka të rreme, ashtu duhet që të më kërkojë edhe falje, ta bëjë publikisht. Është e vërtetë që portierët akuzohen pak më shumë se të tjerët, por gjërat nuk duhet të kalohen në personale”, u shpreh De Gea.